Sa do të fitojë Luiz Ejlli nga filmi me Olta Gixharin, të ardhurat nga reklamat dhe koncertet
June 3, 2023Me shumë interes po pritet dhe filmi që do të luajë Luiz Ejlli me Olta Gixharin. Prej disa ditësh tashmë në rrjet ka qarkulluar lajmi se ish-banorët e edicionit të dytë të “Big Brother VIP” do të marrin pjesë në një film. Filmi thuhet se do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët. Por ajo çka i ka bërë të gjithë shumë kuriozë janë roli burrë dhe grua që do të kenë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari të cilët thuhet se do të jenë dhe kryesorët e filmit.
Madje, moderatori i njohur Bledi Salaj zbuloi se dyshja luajnë rolin e të dashuruarve, ndërkohë që vjehrra i bën magji Oltës. “Çifti më i madh ose më i rëndësishëm i momentit, mund të mos jetë Luiz Kiara, por mund të jetë Luiz Olta”, u shpreh ai.
“Flitet për një film të mundshëm ku Luizi dhe Olta do të jenë protagonistë të filmit ku ata luajnë një çift ku vjehrra i bën magji nuses që është Olta. Vjehrrën mund ta luajë Kiara (them unë)”, shtoi Bledi.
E së fundmi disa detaje të reja janë zbuluar, ku sipas burimeve, filmi ku do të luajnë ishbanorët do të titullohet “Në kuadër të dashurisë”. Filmi në fjalë pritet të finalizohet shumë shpejt dhe brenda pak muajve të lançohet për publikun.
“Në kuadër të dashurisë”, shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve të familjeve të tyre. Dhe në fakt, çmimet që janë paguar për të pasur Luizin në këtë film, ndonëse nuk është profesionisht, është goxha i majmë. Zëra të ndryshëm kanë bërë me dije, se Luizi është paguar aq sa çmimi që fitoi në “Big Brother”.
Kur u bë pjesë e “Big”-ut, Luizit i ishte hequr vula e noterisë, shkak ishte bërë pikërisht mosushtrimi i këtij profesioni, për 5 vjet rresht. Por, duket se NIPTI i tij tashmë ka një tjetër biznes, me të cilin Luizi do të bëjë para. Duket se pas daljet nga “Big Brother Vip Albania”, Luiz Ejlli përpos projekteve muzikore, ka hapur edhe një kompani për produksioni televizive dhe në fushën e argëtimit.
Sipas një ekstrakti nga QKB, thuhet se Ejlli ka likuiduar detyrimet që kishte ndaj përmbaruesve dhe bankave nga vitit 2019, ku i ishte sekuestruar ky biznes. Ndërkohë në datë 21 prill 2022 i është hequr sekuestro, ndërsa më 23 maj në 2023, ai i ka ndryshuar veprimtarinë e saj në QKB. “Prodhim i produksioneve televizive, spote, konkurse muzikore, festivale apo aktiviteteve të zhanreve te ndryshme artistike, sportive, etj. Organizime masive eventesh, koncerte indoor outdoor, promovim aktivitetesh dhe biznese private ne media visive dhe ne media sociale, këngëtar, solist, realizim klipesh, artist, imazh etj”, thuhet në dokumentin e QKB-së.
Ka qenë pikërisht një kredi e keqe, ajo që ka vënë në sekuestro edhe biznesin e këngëtarit, të cilin këngëtari nuk ka mundur ta paguajë. Ndonëse shuma e marrë ka qenë e vogël, me mospagimin e kushteve, shuma është rritur, duke u bërë e papërballueshme për këngëtarin, i cili në atë kohë ka qenë pa punë dhe në shtëpi me qira. Shuma e borxheve të mbledhura, ka qenë më pak se 10 milion lekë të vjetra, megjithatë këngëtari nuk ka mundur ti mbyllë. Por me famën e fituar nga ky format, këto histori tashmë i përkasin të shkuarës.
Sepse sekuestro mbi biznesin e këngëtarit është hequr, ndonëse vetë Luizi ka zgjedhur që të ndryshojë aktivitetin, duke iu dedikuar tashmë karrierë si artist. Vetë këngëtari ka zgjedhur të flasë lidhur me problemet që ka pasur me kreditë, duke rrëfyer se tashmë gjithçka i përket të shkuarës.
“Po, unë kam pasur një kredi që e kam marrë për një shpenzim momental që më duhej. Probleme? Asnjëherë. Vonesa në këste? Po, kanë ndodhur, por gjithmonë kam pasur mirëkuptimin e tyre dhe situata nuk ka shkuar kurrë në përndjekje apo insinuata të tilla që kam lexuar nëpër media. Mendoj se dikush tjetër kërkon të dëmtojë kompani të caktuara dhe emri im po përdoret si sulm i ulët”, shprehet Luizi teksa na tregon i buzëqeshur se, së fundmi ka kuptuar që të mos besojë çdo gjë që lexon në media, sepse ka shumë që flasin e shkruajnë në kuadër të lojës”, u shpreh ai.
Pas disa detyrimesh të prapambetura që ka pasur në taksa, tashmë ligjërisht për të është gjithçka në rregull. Në karrierën e tij të re, kanë nisur menjëherë të derdhen shuma të mëdha parash, duke bërë që imazhi tij të prodhojë lekë në çdo moment. Aktualisht ai dhe Kiara janë në kërkim të një shtëpie të re. Duke marrë parasysh shumën e fituar nga “Big Brother”, shto këtu kontratat e majme që firmos çdo ditë, tashmë çifti mund t’ia lejojë vetes një shtëpi në zonat më luksoze në Tiranë. Kujtojmë se Luiz Ejlli, merr për një postim në faqen e tij të “Instagram”-it, aq edhe sa merr për një natë “live” në klubet ku është i ftuar.
Kjo është edhe arsyeja, pse e kemi parë disi më të tërhequr në muzikë, duke u angazhuar me projekte të reja, që kryesisht janë fushata reklamimi në rrjetet e tij sociale. Plot 10 mijë euro ka marrë Luizi për një postim, duke mbajtur fronin e më të paguarit sot më sot në vendin tonë, sa i përket rrjeteve sociale. Kaq është edhe shuma që klubet ofrojnë për ta pasur një natë këngëtarin të ftuar. Megjithatë, tashmë ne shtëpinë e re dhe profesionin e ri, Luizi nuk ka lënë pas as muzikën. Aktualisht ai po punon për sezonin veror, ku edhe është thuajse i pronotuar.
revista.one/