Emigracioni i shqiptarëve në Angli, Dua Lipa shpërthen në akuza ndaj ministrave anglezë

Emigracioni i shqiptarëve në Angli, Dua Lipa shpërthen në akuza ndaj ministrave anglezë

June 4, 2023 0

Këngëtarja shqiptare me famë botërore e lindur në Londër ka shpërthyer me akuza ndaj ministrave anglezë, për mënyrën sesi ata i kanë trajtuar emigrantët në ligjëratat dhe vendimet e tyre.

E revoltuar, Dua Lipa kritikon mënyrën “shkurtëpamëse” sesi ministrat britanikë i etiketojnë emigrantët.

Ylli i muzikës tha se mënyra se si qeveria ka diskutuar për shqiptarët e ka lënduar atë, teksa bëri thirrje për me shumë empati ndaj tyre.

“Sigurisht që dhemb. Të gjitha ato fjalë të hedhura rreth emigrantëve? Gjithmonë kam menduar se Londra ishte një bashkim kulturash. Kur dëgjon qeverinë që flet për shqiptarët, për shembull, kjo të dhemb. Është dritëshkurtër dhe mendjemprehtë, por është mënyra se si mendojnë shumë njerëz. Pavarësisht se si ne përpiqemi të ndryshojmë retorikën, gjithmonë do të ketë nga ata që mendojnë, ‘Emigrantët po vijnë në vend dhe po zënë punë”-tha Dua Lipan në një intervistë për Sunday Times.

Dua Lipa bëri thirrje për më shumë ndjeshmëri ndaj tyre, që shkojnë në shtetin ishill për të fituar paranë e tyre duke punuar jashtëzakonisht shumë.

“Megjithatë, emigrantët që kanë ardhur këtu e kanë fituar paranë e tyre duke punuar jashtëzakonisht shumë. Duhet të ketë më shumë ndjeshmëri, sepse njerëzit nuk largohen nga vendi i tyre nëse nuk duhet të largohen nga nevoja, nga frika për familjen e tyre”– shtoi Dua Lipa.

Ndërkohë Robert Jenrick, ministër emigracioni në qeverinë e kryeministrit Rishi Sunak duke folur për emigracionin ilegal përsëri ka marrë si shembull shqiptarët.

Në një intervistë për emisionin Sophy Ridge on Sunday në Sky News, Jenrick deklaroi se me Shqipërinë tashmë ka një marrëveshje unike të cilën e ka vlerësuar si historike.

Gazetarja Sophy Ridge ka ngulmuar të dijë nga Robert Jenrick se sa shqiptarë janë dëbuar pas kësaj marrëveshje Angli-Shqipëri të cilën ajo e ka vlerësuar si të artë.

“Me qindra janë dëbuar, jemi në ditët e para” është përgjigjur ministri anglez i emigracionit i cili ka theksuar se përmes avokatëve minutën e fundit ata janë duke bllokuar dëbimet.

Robert Jernric në këtë intervistë theksoi se shumë shqiptarë janë duke qëndruar në hotele ndërkohë shumë të tjerë janë zhdukur duke thyer lirinë me kush teksa po shqyrtohen kërkesat e tyre për azil.

revista.one/