Ermiona e Big Brother, krenare për vajzën e saj më shumë se kurrë!

Ermiona e Big Brother, krenare për vajzën e saj më shumë se kurrë!

June 10, 2023 0

Dita e sotme është shumë e veçantë për Ermiona Lekbellon. Ish-banorja e “Big Brother Vip Albania” ndihet krenare për arritjen e vajzës së saj, Elisës, e cila sapo është diplomuar.

Ajo ka ndarë disa foto nga momenti i rëndësishëm.

”Shumë krenare për Elisën”- shkruan ndër të tjera Ermiona krah fotove të publikuara në “Instagram”, ku shihet vajza e saj me diplomën në duar.

Ermiona ka treguar edhe brenda shtëpisë së “BBV” se ka një lidhje të fortë me vajzën e saj, të cilën e mbështet në çdo hap.

revista.one/