Atdheu, takim romantik me Antonelën, ja si reagoi Blerimi ndaj saj
April 14, 2021Sot ne “Per’puthen” u transmetua takimi i parë i Atdheut me Antonelen. Takimi i tyre ishte shume romantik. Atdheu i dhuroi Antonelës një arush të madh dhe ajo i dha një kiss.
Gjithashtu ata kërcyen me njëri-tjetrin nën ritmet e një violine dhe u shfaqën shumë të afërt. Atdheu i bëri edhe mesazh Antonelës në këmbë, diçka që u duk se asaj i pëlqeu shumë.
Gjatë takimit Antonela i tha Atdheut se ai trazoi ujërat në emision dhe nuk harroi të përmendte deklaratat e Blerimit dhe Rinianit, që ju kthyen asaj kundër me rikthimin e djalit nga Kosova.
“I trazove ujërat, një hoqi dorë nga unë, njëri çfarë nuk bëri. Ata thonë të vijnë edhe 100 Atdhe, nuk ka problem”, u shpreh Antonela.
Menjehere ka reaguar Blerimi, i cili shpërtheu kundër Antonelës. Ai u shpreh se Antonela ka probleme me personalitetin.
“Ndërgjegjja të ka marrë kallo. Doja të pyes Atdheun? Ç’mendim kanë familjarët për nënçmimin, shtrembërimin e mbiemrit? Mua nëse më nënçmon mbiemrin, ma ka sharë të gjithë familjen.
Nuk i pranon kritikat. Nuk është revoltim, por diskutim. Duroji bisedat. Nuk kam njohur njeri në jetën time që ka bërë kështu ndryshime drastike në personalitet. Unë uroj që të duhen”, u shpreh Blerimi i pakenaqur. /revista.one/