Ja si do të duket Kiara Tito në puntatën e parë të “Kepit të Tundimeve”
June 15, 2023Pas daljes nga “Big Brother VIP”, dyer të reja u hapën për Kiara Titon. Moderatores iu ofrua prezantimi i një programi të ri veror, me regjisore Olsa Muhametin. E kemi fjalën për “Kepin e Tundimeve VIP”.
Kësaj here, në emision do të përfshihen personazhe të njohur të ekranit, një pjesë e mirë e tyre ish-konkurrentë të “BBV”.
Xhirimet e puntatave të emisionit janë thuajse në përfundim, ndërsa Kiara na ka treguar look-un e parë të këtij rrugëtimi. E veshur me një fustan Chanel dhe flokët e kapura topuz, ajo duket tepër elegante dhe ka marrë pëlqimin e fansave.