Seksualizimi, shpërthen Krist Aliaj…
June 17, 2023Në studion e “Më lërë të flas” është ngritur si problematikë një tjetër çështje: ajo e seksualizimit të meshkujve dhe femrave. Ish-banori i Big Brother VIP 2, Kristi Dragot tha se ndryshe nga femrat, seksualizimi i mashkullit nuk matet dot, është shumë e vështirë që ta shikosh.
Në këtë moment ka ndërhyrë pedagogia e ekonomisë Suzana Guxholli, dhe më pas gazetarja dhe aktivistja Zhaklina Lekatari, të cilat kanë përplasur opinionet e tyre rreth çështjes.
Pjesë nga biseda:
Kristi Dragot: Seksualizimi i mashkullit nuk matet dot, është shumë e vështirë që ta shikosh. Dhe nuk përflitet pasi është diçka që ne e kemi fituar me kohën.
Seksualizimi ndaj femrës kuptohet direkt. Është një fjalë, është një prekje, është dhuna, një gjë shumë e dukshme. Ndërsa ne seksualizohemi çdo ditë, shoqëria shqiptare… po dëgjojmë gjëra të frikshme.
Zhaklina Lekatari: Seksualizimi i burrave në shoqërinë tonë, e para nuk është bërë fenomen, nuk është bërë statistikë. Burrat shqiptarë nuk vriten me sopatë, nuk dhunohen, nuk dalin nëpër portale, nuk të vret njeri më thikë. Në shoqëritë botërore është ndryshe. Këtu burrat vrasin gratë… Të gjitha jetët janë të rëndësishme.
Suzana Guxholli: Pavarësisht të gjithave, në një emision si ky apo edhe të tjerë mund të bëhen shaka dhe nuk duhen parë seriozisht ca gjëra…
Zhaklina Lekatari: Unë mendoj se shaka mund të bëhet me ata persona që t’i ke një konfidencë dhe është e sigurt që do e presin shakanë tënde, do e kuptojnë atë. Nëse shakanë do e bësh me publikun duhet t’i drejtohesh kamerës, jo mua. Nëse me mua s’ke kofidencë duhet të silleni si në rastin e Arbanës me Edin, që meqënse nuk kishin shumë konfidenca më mua, nuk më ftuan në dasmë. Mos më ftoni në dasmë dhe mos bëni batuta kur e dini se personi tjetër, unë në këtë rast, nuk do të reagoj shumë mirë.