Arbana Osmani poston foton e parë pas dasmës

Arbana Osmani poston foton e parë pas dasmës

June 18, 2023 0

Këtë të shtunë Arbana Osmani kurorëzoi në martesë dashurinë me regjisorin Eduart Grishajn, në një dasmë madhështore që u mbajt në Toskanë, Itali. Çifti preferoi që ditën e tyre më të rëndësishme ta shijonte në privatësi duke mos lejuar as të ftuarit të bëjnë foto apo video.

Edhe vetë Arbana e Eduarti nuk postuan asgjë gjatë mbrëmjes së djeshme. Ndërsa sot, moderatorja ka vendosur të postojë foton e parë pas dasmë. Ajo ka fotografuar djalin e madh, Jonin dhe mbesën teksa janë ulur në një ambient që duket se i përket vendit ku u zhvilluar dasma.

Pritet që në vazhdim Arbana të zbulojë edhe foto të tjera, ndoshta nga dasma apo paraqitja e saj dje.

Foto të personazheve VIP të ftuar në dasmë nuk kanë munguar dhe i gjeni më poshtë.

Siç e vini re, dasmorët kanë ndërruar veshjet, pasi pas ceremonisë, dasma është zhvendosur, në një tjetër ambient ku do të mbahej festa.

revista.one/