“Nuk e ke të gjatë me këtë bashkëshort”- Fifi i jep përgjigen epike ndjekëses

“Nuk e ke të gjatë me këtë bashkëshort”- Fifi i jep përgjigen epike ndjekëses

June 30, 2023 0

Këngëtarja Filloreta Raçi ose ndryshe e  njohur me emrin e artit Fifi dhe partneri i saj Adisi disa muaj më parë janë bërë për herë të parë prindër të një djali.

E teksa artistja është shumë aktive në rrjetet sociale,ajo shpresh herë ndan momente të ëmbla me partnerin e saj apo vogëlushin e tyre të cilin e kanë pagëzuar me emrin Theomal.

Në një bisedë virtuale që ka zhvilluar së fundmi me ndjekësit e saj, Fifi iu është përgjigjur disa nga pyetjeve që i drejtuan ata, Mirëpo mes tyre ka dhe nga ata ndjekës të cilët kanë bërë disa komente negative, në lidhje me marrëdhënien e saj.

Një nga ndjekësit i ka thënë se ajo nuk do ta ketë gjatë me Adisin, mirëpo këngëtarja ka zgjedhur t’i përgjigjet plot sportivitet teksa krahas komentit shkruan:

“Bëra fjalë, bëra”.

Kujtojmë se Fifi zbuloi së fundmi dhe kuptimin e veçantë që mban emri i djalit të saj duke thënë se Theo do të thotë Zot dhe Mal e ka pasur nofkën xhaxhai i Adisit dhe sipas saj bashkimi i këtyre të dyve në gkjuhën shqipe do të thotë “Zoti i Maleve”.

“Theo nga latinshtja e vjetër – Zot dhe Mal ka pas nofkën xhaxhi i Adisit (ndjesë pastë). Dhe kur linda e lidha Theo Mal e përktheva si ‘Zoti i Maleve’”,– tregoi ajo.

revista.one