Kiara Tito prezantoi linjën e saj, plasën “kritikat” nga ish-opinionistja e Big Brother
July 2, 2023Ditën e djeshme Kiara Tito prezantoi prezantoi projektin e saj të ri, linjën e rrobave të banjos. Shumë ishin komentet pozitive, mirëpo kishte dhe nga ana që u tallën apo e ironizuan.
Një prej tyre është dhe opinionistja e “Big Brother Vip Albania 2”, Zhaklin Lekatari. Ditën e sotme, ajo ka postuar një foto të një pakoje kruajtëse dhëmbësh, ku ironizon Kiarën, duke thënë se do hedhë në treg këtë produkt.
“Kruajtëset e dhëmbëve, Zhaklin Lekatari. Soon në tregun shqiptar”-shkruan Zhaklina.
Kujtojmë se Kiara dhe Zhaklina kishin përplasjet e tyre gjatë disa edicioneve të “BBV”. Zhaklina akuzoi moderatoren se e kishte kërcënuar, e nga ana tjetër Kiara pretendonte se kishte sulme nga ajo.
Edhe në post “BBV”, debatet mes tyre nuk munguan. E mesa duket, Zhaklina po e vijon “dramën” mes tyre edhe jashtë shtëpisë së famshme.
Ndërkohë gazetarja Fatma Haxhialiu është pyetur nga ndjekësit se mos po i bën reklamë rrobave të Kiarës, pasi i kishte njësoj si koleksioni i saj.
Fatma ka bërë një postim me të njëjtat rrobabanjo me një palë nga linja e Kiarës dhe shkruan:
“Meqë ma keni çuar shumë këtë foto, jo nuk kam veshur rrobat e banjës të linjës së Kiarës, kam dy vite që i kam këto, nuk më kujtohet emri i brandit, por vajzat janë shqiptare e ndoshta bashkëpunojnë me Kiarën tani.
revista.one/