“Duhet të isha unë moderatori”, Ronaldo Sharka shprehet kundër Kiara Titos
July 3, 2023Mbrëmjen e sotme ka startuar “Kepi i Vipave” nën moderimin e Kiara Titos. Pjesë e këtij formati janë edhe disa personazhe të “BBV2”.
Ndër to edhe Ronaldo Sharka, i cili gjatë puntatës së sotme ka bërë një deklaratë të bujshme. Ai është shprehur se në fakt këtij formati do i shkonte një prezantues si ai.
“Këtij emisioni do i shkonte një moderator si Ronaldo Sharka, por ja ku jemi le të njihemi,”-është shprehur ai.
“Kepi i Vipave” e hapi transmetimin në Golem për t’u zhvendosur më pas në një resort në Turqi. Kiara u shpreh se në netët në vijim do të ketë edhe të ftuar “VIP”.
revista.one/