Në gjendje të rënduar psikologjike, Fjolla Morina shtrohet në spital

Në gjendje të rënduar psikologjike, Fjolla Morina shtrohet në spital

July 6, 2023 0

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, e cila prej muajsh ka shqetësuar rrjetin me videot e saj duke akuzuar me emra, persona që sipas saj janë kokat e krimit të organizuar, është shtruar në spital pasi nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Kohët e fundit Fjolla Morina ka nisur një ‘dramë në rrjet duke ndarë pothuajse gjatë gjithë ditës video ku akuzon me m emra personazhe të njohur dhe jo vetëm si organizatorë, vrasës dhe kokat e krimit në Kosovë dhe Shqipëri.

Drama Fjolla’ është komentuar pafund në rrjet por edhe nga vetë personat që ajo ka akuzuar, të cilët kanë thënë se dukshëm ajo nuk është në gjendje të qëndrueshme psikologjike.

Në video live, ajo është parë shpesh në gjendje të rënduar, nisur nga akuzat, paraqitja e saj dhe të shpërthimet emocionale në lot dhe shpeshherë edhe në të shara.

Pak ditë më parë vetë nëna e këngëtares, reagoi duke u shprehur se Fjolla ka probleme psikike prandaj edhe po vepron në këtë mënyrë.

Ndërkohë në media po qarkullon lajmi se ajo është shtruar mbrëmë në spital.

Fjolla Morina gjithashtu ka tronditur me deklaratën e saj për Vis Martinaj.

Ajo pretendon se e di kush është personi që fshihet pas zhdukjes së Martinaj.

“Kjo është ora e Vis Martinajt në dorën time, ma ka dhënë në klip. Këta e dinë çfarë kanë bërë me të dhe tani me mua e fëmijën tim çfarë duan të bëjnë?” ka shkruar këngëtarja.

revista.one/