Dea Misheli reagon pasi Luiz Ejlli e fyeu në koncert: Nuk ke turp, burrë 40 vjeç!
July 10, 2023Në një koncert nga qyteti i Shkodrës, ditën e djeshme Luizi përmendi deklaratën e Dea Mishel, e cila tha se Shkodra ishte një provincë e Shqipërisë.
Luizi tha se Shkodra nuk ishte porovincë dhe e përdori këtë gjë për të ofenduar rëndë Dea Mishel, teksa iu drejtua me vargjet e këngës “kush na ka inat iu q*** nona”. Këto pamje u bënë virale në rrjet dhe Dea Mishel ka reaguar duke thënë se është ndjerë e ofenduar.
Dea shkruan në disa story në Instagram: “E para, unë po jetoja jetën time e lumtur dhe marr vesh që Luiz Ejlli më paska sharë në familje, turp burrë 40 vjeç, për një lojë.
E dyta, unë s’kam inate me ty, sepse kam kohë që jam prezente në TV, dhe kam punë të qëndrueshme, madje më bëhet qejfi që të punosh e të kesh mundësi sa më shumë. Po ti je i pangopur për famë dhe vëmendje, vazhdon luftën me mullinj ere.
E treta, s’kam thënë kurrë që Shkodra është provincë, e provincat s’kanë asgjë të keqe. Çdo vend është i bekuar, unë Shkodrën e adhuroj. Kam thënë që ti Luiz ke mentalitet provinciale, që vazhdon e vërteton me këto video.”
Më tej Dea Mishel bën dhe një përshkrim të mentalitetit të provincës që sipas saj e reflekton personazhi Luiz Ejlli.
“Mendjengushtësi e shoqëruar me mungesë informacioni që reflektohet në përditshmëri duke mos pranuar njerëz apo opinione ndryshe nga të tuat”, shkroi Dea Mishel.