Rita Ora në festën e revistës ‘Vogue’, merr vëmendje me fustanin rrjetë
July 14, 2023Rita Ora mori pjesë në festën verore britanike të “Vogue x Self Portrait” të enjten në Londër.
Këngëtarja, 32 vjeçe, ka shfaqur plotësisht hiret trupore teksa u sigurua të merrte vëmendje në festën e mbushur me yje në Chiltern Firehouse.
Ajo vuri në dukje barkun e saj të tonifikuar me një fustan me rrjetë me rruaza që ia tregonte të brendshmet e zeza.
Dukjen e kompletoi me një palë çizme shkëlqyese ngjyrë argjendi, ndërkohë që po pozonte para kamerave.
E njëjta po ashtu vuri rreth qafës një gjerdan, aksesorë të tjerë në duar si dhe një zinxhir rreth barkut me rruaza jeshile.
Krijuesja e hitit “Anywhere” mes tjerash u pa duke pozuar me modelen e famshme, Emily Ratajkowski. Dalja e Ritës vjen në prag të lansimit të albumit të saj të ri “You&I”, që i dedikohet plotësisht dashurisë. Për revistën Numero, Ora thotë se ky album nuk ka të bëjë vetëm me dashurinë për partnerin, por për familjen dhe të gjithë njerëzit përreth.
Rita Ora dhe Emily Ratajkowski
revista.one/