Kiara Tito bëhet një “Barbie”, sjell fotosesion mahnitës

Kiara Tito bëhet një “Barbie”, sjell fotosesion mahnitës

July 24, 2023 0

Filmi i ri i “Barbie” përveç suksesit të jashtëzakonshëm në të ardhurat e realizuara, është bërë trend nga vajzat e famshme, duke rikrijuar veshjet e kukullave të famshme.

Kësaj fryme së fundmi ju bashkua edhe moderatorja e famshme, Kiara Tito, e cila ka sjellë një fotosesion të ri mahnitës.

E veshur me një mini-fustan rozë të mbyllur të kombinuar me këpucë me taka me ngjyrë të njëjtë, Kiara përshtati pamjen edhe me makijazh të theksuar dhe flokët e gjata i la në stil të valëzuar.

Prezantuesja u pa edhe e veshur me një fustan të gjatë me shkëlqim ngjyrë metaliku dhe vjollce.

“Përshëndetje Ken”, ka shkruar Kiara në mbishkrimin e fotos që ndau me ndjekësit në Instagram.

Ish-banorja e BBVA 2 dukej tërë shkëlqim dhe më në formë se kurrë më parë. Ajo mbetet prezente në ekran me emisionin e saj të ri “Kepi i Vipave”.

revista.one/