Genc Fuga u operua në spitalin privat, qeveria mbulon 2 milionë lekë shpenzime për kurimin e aktorit
August 2, 2023Qeveria vendosi të mbulojë një fond me vlerë 2 milionë lekë për kurimin e aktorit, Genc Fuga.
Ai u operua më 29 korrik në Spitalin Amerikan 3, i vetmi që kryen ndërhyrjen për të cilën Fuga kishte nevojë, trombectomi.
Bashkëshortja e tij kërkoi ndihmë nga miqtë dhe kolegët për të mbushur 19 mijë euro që i duheshin për operacionin, ndërsa vetëm këtë të martë qeveria reagoi duke i ofruar shumën e barabartë me shpenzimin e operacionit.
Pas një goditje në tru, aktori Genc Fuga duhej t’i nënshtrohej urgjent një ndërhyrjeje kirurgjikale që i kushtoi 19 mijë euro në spitalin privat Amerikan 3.
Dashamirës të artistit kanë kontribuar duke mbledhur shumën dhe duke bërë të mundur operimin e aktorit.
Lajmi më pas u shpërnda me shpejtësi në media dhe rrjete sociale, ndërsa sot ka ardhur dhe reagimi nga qeveria.
revista.one/