Dua Lipa ‘topless’ në kopertinën e revistës “Vogue France”

Dua Lipa ‘topless’ në kopertinën e revistës “Vogue France”

August 25, 2023 0

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka pozuar në numrin më të ri të revistës së njohur ndërkombëtare, “Vogue France”.

Ajo publikoi disa nga fotografitë e sesionit për revistën në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku mes tyre përfshihej edhe një fotografi ‘topless’.

Në fotografitë për numrin e ri të “Vogue”, 28-vjeçarja shfaqet me vetulla të zbardhura dhe e zhveshur.

Përgjatë intervistës së dhënë, Dua ka folur për çështjen e famshme të hedhjes së parave ndaj femrave striptizere në një lokal nate në vitin 2020, pas ceremonisë së çmimeve ‘Grammy Awards’.

Lipa tha se gratë moderne janë vazhdimisht ‘të turpëruara për gjithçka dhe çdo gjë’.

Ajo ka folur hapur për reagimin e ashpër që mori pasi u akuzua për mbështetjen e shfrytëzimit seksual të grave.

Dua i tha ‘Vogue’: “Natyrisht, unë jam kundër çdo lloj shfrytëzimi. Por e shoh edhe këtë kritikë të pafund ndaj zgjedhjeve të grave. Është si të lundrosh në një fushë të minuar që në fillim”.

“Ne jemi të turpëruar për gjithçka dhe për çdo gjë. A mendon dikush përvojat e njerëzve përpara se t’i sulmojë ato? Pra, për mua është vërtet e rëndësishme të respektohen zgjedhjet e grave, çfarëdo qofshin ato”.

Dua Lipa pak ditë më parë festoi ditëlindjen e saj të 28-të me të dashurin, Romain gavras, në Ibiza. 

revista.one/