Efi i Big Brother: Pse refuzova të luaj në filmin “Në kuadër të dashurisë”, raportet me Luizin

Efi i Big Brother: Pse refuzova të luaj në filmin “Në kuadër të dashurisë”, raportet me Luizin

September 26, 2023 0

Ish-banorja e ‘Big Brother VIP’, Efi Dhedhes në emisionin ‘Shqipëria Live’, e pyetur për raportin me Luizin, me të cilin tashmë nuk ndiqen më as në rrjete sociale, tha se pas përfundimit të lojës brenda shtëpisë, jashtë nuk ka patur asnjë lloj komunikimi dhe raporti.

“U lodha shumë nga gjërat që përfliteshin. Pashë disa reagime të pakëndshme nga pala tjetër. Dhe mua kur nuk më respektojnë, nuk i respektoj. Nuk dua të flas më për këtë pjesë se njerëzit do mendojnë se dua që të marr vëmendje, por nuk është e vërtetë. Nuk dua të flas më për Bigun se i kemi konsumuar të gjitha, dua të flas për gjëra të reja”, tha Efi.

Sa i takon raportit me Kiarën, Efi u shpreh se as me të nuk ka miqësi dhe se nuk flasin me njëra-tjetrën.

“Me Kiarën nuk kam asnjë marrëdhënie dhe nuk kam asnjë lloj inati. I uroj shumë suksese, më bëhet qejfi për çdo gjë që ajo po arrin”, tha Efi.

Ndërkohë, Efi Dhedhes ka refuzuar të marrë pjesë në filmin ‘Në Kuadër të Dashurisë’, edhe pse ftesa iu bë.

Ish-finalistja e Big Brother Vip Albania tha se i është bërë një ofertë për të luajtur një rol në filmin e përfolur, por kishte një arsye të veçantë pse e refuzoi.

“Më ka ardhur por nuk më tërheqin shumë. Nuk dua thjesht të futem dhe kaq. Dua që vërtet të më pëlqejë diçka që ta bëj. Më erdhi një propozim por që absolutisht që nuk e pranova pasi ishte një gjë shumë e vogël, pra një rol i parëndësishëm”, u shpreh Efi, duke shtuar se dëshiron që pjesëmarrja e saj të jetë domethënëse.

Ajo shtoi se nuk do e kishte aspak problem të luante përkrah Luizit dhe Oltës pasi sipas saj, puna është punë.

revista.one/