Festivali i RTSH, rikthehen emrat e vjetër të muzikës, mes tyre Luiz Ejlli

Festivali i RTSH, rikthehen emrat e vjetër të muzikës, mes tyre Luiz Ejlli

September 30, 2023 0

Nisin përgatitjet për Festivalin e Këngës në RTSH. Në rrjetet sociale, janë zbuluar, ose të paktën janë aluduar emrat e prezantuesve të Festivalit të këtij viti, ku bëhet fjalë për bukuroshen Almeda Abazi dhe Xhani Shqerrën, moderatorin e programeve të stilit.

Përflitet se do të kemi një rikthim në skenën e muzikës shqiptare, pikërisht në këtë eveniment të Vesa Lumës dhe partnerit të saj, reperit Big Basta. Kujtojmë se Vesa bëri me dije disa kohë më parë se nuk do të vazhdonte jetën në Zelandën e Re, por do të qëndronte në Shqipëri, ku mesa duket do të rikthehet fuqishëm në muzikë. Dhe ku më mirë se sa në Festivalin e RTSH. 

Kënga e tyre raportohet se do të jetë i zhanrit hip-hop, ndikuar edhe nga Big Basta dhe është përgatitur nga Alban Kondi. Nga ana tjetër, një tjetër emër që do të ngjitet në skenën e Festivalit është Ardit Cuni, që thuhet se do të vijë me një këngë ritmike, por ende nuk dihen detajet. 

Emra të tjerë të përmendur në media së fundmi janë: Vesa Smolica, Blerina Braka, Erma Mici, apo edhe Luiz Ejlli, ndërsa nuk dihet nëse këtë vit fituesi i Festivalit do të ndahet nga ai i përfaqësuesit së vendit tonë në Eurovision, formulë që u përdor vitin e shkuar për herë të parë. 

revista.one/