Krizë në çift? Pse Ledri Vula e la vetëm Sara Hoxhën?

Krizë në çift? Pse Ledri Vula e la vetëm Sara Hoxhën?

October 11, 2023 0

Përfshirja e Sara Hoxhës në filmin “Në kuadër të dashurisë” është një ndër ditët më të rëndësishme të saj, por jo për partnerin Ledri Vula.

Mungesa e tij në premierën e filmit mori përmasa të mëdha dhe duket e pajustifikueshme nga ndjekësit, për një ditë kaq të rëndësishme për Sarën.

Dhe mesa duket mungesa e tij nuk ka të bëjë me ndonjë angazhim profesional. Teksa u pyet nëse Ledri do të ishte pjesë e premierës së filmit, ajo u shpreh, “Ta shohim”. Ndoshta priste të merrte ndonjë surprizë të bukur nga partneri saj, por nuk ndodhi.

 Ledri nuk ka bërë as edhe një postim për partneren e tij, e vetmja që hodhi një foto të Sarës ishte vjehrra e saj Xherladina. Mos ndoshta çifti po kalon periudhë krize? Deri më tani asnjë prej tyre nuk ka reaguar në rrjetet sociale. Kujtojmë se Ledri dhe Sara janë prindër të një vajze të quajtur Poem.

Së fundmi çifti kanë qenë kryfejalë e mediave rozë, pas përfshirjes së ish të dashurës së Ledrit, Dafina Zeqirit në një konflik me Sarën. Vetë kjo e fundit tha se nuk e di se pse ka nisur ky konfikt, ndërkohë që nga ana e Dafinës deklaratat sulmuese duket se nuk kanë ndërmend të ndalen.

revista.one/