“Janë gra +45”, Deamishel sulmon ato që e kritikuan për veshjen në premierës e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”

“Janë gra +45”, Deamishel sulmon ato që e kritikuan për veshjen në premierës e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”

October 12, 2023 0

Ish-banorja e “BBV” Deamishel Hoxha ishte një ndër pjesëmarrëset e premierës së filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, i cili u mbajt disa ditë më parë më “Pallatin e Kongreseve”.

Nuk kanë munguar as incientet, ku ndër ta ishte edhe ai i Deas e cila teksa po zbriste nga makina për të parakaluar në tapetin e kuq i kanë dalë të brendshmet.

Mirëpo kësaj çështje ajo i ka dhënë një rëndësi të veçantë, duke reaguar së fundmi  përmes një postimi në Instagram.

Në videon e postuar në InstaStory, Dea tha: “Dua të bëj një thirrje publike, mbroni mamatë dhe gjyshet tuaja nga Instagrami. Ky vend djallëzor nuk është vendi ku mamatë dhe gjyshet tuaja duhet të jenë. Udhëzojini ato drejt një rruge pak më normale për një mama dhe një gjyshe, si për shembull gjyshja ime bënte shtiza, byrek, dhuronte dashuri në shtëpi. Çlirojini nga prangat e rrjeteve sociale, nuk është vendi i duhur për to”.

Për të mos mjaftuar kjo finalistja e “BBV” krahas videos ka shkruar: “Sapo kuptova që ata që më urrejnë në profilin tim janë të gjitha gra 45+ vjeç. Ore kush jua ka hapur Instagramin se vet nuk dinë, s’ka shans. Çfarë po bëni ju? Po i shkatërroni me duart tuaja.”

revista.one/