“Eshtë i duruar me mua”, Kiara Tito zbulon se si është të jetosh me Luiz Ejllin

“Eshtë i duruar me mua”, Kiara Tito zbulon se si është të jetosh me Luiz Ejllin

October 12, 2023 0

Ish-banorja e “BBV”, Kiara Tito prej kohësh është në qendër të vëmendjes së medias rozë, për shkak të aludimeve se ajo dhe Luiz Ejlli së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.

Së fundmi gjatë një interviste të zhvilluar për emisonin “Shqipëria Live” ajo ka folur për jetën e saj personale dhe profesionale.

Kiara tregoi më shumë rreth marrëdhënies me bashkëshortin e saj, teksa tha se Luizi i kushton një vëmendje të veçantë asaj.

“Shumë persona na kërkojnë që të bëjmë vlog për të parë se si jemi jashtë shtëpisë së “Big Brother”. Ne do të donim ta mbanim një kamer gjatë gjithë kohës, por s’mundemi. Luizi është shumë i përkushtuar ndaj meje dhe gjëja më e rëndësishme është që më përkrah në çdo hap që unë ndërmarr. Është e rëndësishme për një çift që të përkrahim njëri-tjetrin, siç bëjmë ne të dy. Gjithçka shkon shumë mirë mes nesh”- tha Kiara.

Ndër të tjera gjatë intervistës ish-banorja tha se është habituar nga durimi që ka Luizi kundrejt saj.

“Sinqerisht Luizi më ka habitur, ka një durim të jashtëzakonshëm. Se në femrat dihet si jemi, vonohemi për tu bërë gati, për të shkuar diku. Ai vjen gjithmonë me mua kur ka kohë të lirë dhe nuk më thotë asnjëherë asgjë. Është për tu habitur ”– u shpreh moderatorja.

revista.one/