Padi në SHBA ndaj “Google” për diskriminim të gjuhës shqipe

Padi në SHBA ndaj “Google” për diskriminim të gjuhës shqipe

October 13, 2023 0

Një shqiptar së fundmi ka ngritur një padi ndaj “Google” në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë, për shkak të diskriminimit që kjo kompani i bën gjuhës Shqipe.

Për pasojë kjo gjë ka sjellë probleme të mëdha në media, marketing dhe teknologjik në Shqipëri, Kosovë dhe kudo që flitet gjuha shqipe.

Haki Dervish i cili ka ngritur padinë ndaj gjiganti teknologjik është një shtetas Amerikan që jeton në banim në Palm Springs Kaliforni, dhe Dr. Neshad Asllani që është një shqiptar.

Në padinë e ngritur thuhet se diskriminimi i vazhdueshëm që “Google” po i bën gjuhës shqipe ka bërë që shqipfolësit të diskriminohen nga pjesa tjetër e botës pasi janë përjashtuar nga platformat Google Ads dhe Google Adsense gjë që ka sjellë pasoja të mëdha në zhvillimin e biznesit, në fushën e marketingut dhe gazetari.

Pas kësaj padie të ngritur nga Dervishi dhe Asllani pritet që “Google” të shqyrtojë me interes këtë padi dhe konsiderojë shtimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare të mbështetur nga kjo kompani.

revista.one/