(VIDEO) Pse Serxho refuzon puthjen e Saides në Për’puthen

(VIDEO) Pse Serxho refuzon puthjen e Saides në Për’puthen

November 3, 2023 0

Saidja dhe Serxho janë konkurrentët e Përputhen që kanë fituar zemrat e publikut dhe duken se edhe të njëri-tjetrit. Prekjet dhe ledhatimet mes tyre nisën që në takim, të cilat më pas dy konkurrentët i sollën edhe në studio ndërsa i shkuan shumë pranë një puthjeje.

Teksa Saidja u ngrit nga vendi dhe donte ta puthte në buzë, Serxho u mjaftua vetëm me puthje në faqe. Po pse?

Biseda:

Saide: Unë nuk e kam problem, edhe tani e bëj.
Aulona: Është hera e dytë që e thotë, dhe po ta thotë hapur që ‘unë dua të të puth tani’.
Serxho: Faleminderit, unë e bëj kur dua vetë.
Saide: Ti nuk e ndjen?
Serxho: Është pjesë tjetër e të ndjerës, është pjesë tjetër se si ti po ma kërkon dhe se si unë e jap pythjen. Unë nuk e jap puthjen kur ma kërkojnë.
Saide: Ti nuk e ndjen? E ndjen ta bësh?
Serxho: Po e ndjej, por unë nuk e jap duke ma kërkuar. Ta bëjë unë? Po lëre pra të rrjedh vetë.
Serxho: Po në faqe, në faqe jo në buzë.
Saide: Pse në faqe?
Serxho: Po sepse dua që të vijë natyrshëm ky momenti. A të puth pak unë…
Megi: Ishin kaq afërrr.
Serxho: Do ta afrojë vetë, kështu nuk kam… Nuk më pëlqen.
Megi: Jo, dakord. Pa presion. Ama një gjë është e vërtetë mendoj unë. Ka shumë më tepër tension seksual puthja në qafë sesa në buzë. Në buzë do ta kishit mbyllur njëherë e mirë.
Neda: Kjo që shkëmbyet ju me njeri tjetrin është shumë më tepër sesa një e puthur.
Serxho: Unë dua të ketë domethënie, sesa diçka që mbaron për dy sekonda.
Neda: Megi, Serxho është realisht i pari djalë që arriti të bënte për vete një vajzë këtë edicion të Përputhen kështu që për këtë meriton një duartrokitje.

revista.one/