Mes lotësh Fifi “djeg” skenën e “Dancing with the Stars” me “twerk”

Mes lotësh Fifi “djeg” skenën e “Dancing with the Stars” me “twerk”

November 11, 2023 0

Këngëtarja e njohur Fifi është një ndër konkurentet më të mira të konkursit të kërcimit “Dancing with the Stars”. Ndonëse është shumë e angazhuar me projektet muzikore dhe si nënë e djalit të saj, TheoMal i cili është disa muajsh, artistja arrin që të japë maksimumin e saj në këtë spektakël.

Në mbrëmjen e djeshme së bashku me partnerin e saj në kërcim, Graciano kanë performuar në skenë një tango nën ritmin e këngës “Mbretër pa kurorë” të Alban Skënderajt.

E teksa në skenë u shfaq klipi prezantues i çiftit, Fifi në një moment u pa duke qarë gjatë provave,  ndërsa tregoi që e ka marrë malli për djalin e saj dhe nuk mundet të mbajë këtë emocion por nuk dëshiron qëtë qajë pasi ka frikë që mund të komentohet si viktimizim.

Nga ana tjetër anëtarja e jurisë së “DWTS” Olta Gixhari i tha Fifit që mos t’i ndalë lotët nëse i vjen të qajë për fëmijën, pasi të njëjtin gabim ka bërë ajo gjatë qëndrimit në “Big Brother Vip”.

“Djalin ta kesh me jetë dhe mos të bësh gabimin që kam bërë unë në ‘Big Brother’ duke mos folur për djalin tënd atëherë kur ta don shpirti ty sepse mendon që të tjetër mendojnë që tip o viktimizohesh. Fëmijët janë gjëja më jonë më e rëndësishme në këtë botë dhe ëhtë gja më e rënësihme për të ardhmen tonë. Turp duhet të ketë ai që qesh me lotët e zemrës së një nëne.”– tha Olta.

Pasi performance e çiftit u pëlqye shumë nga juria duke u vlerësuar gjithsej me 44 pikë, Fifi e emocionuar dhuroi në skenë një “twerk”.

revista.one/