Luizi bllokohet mbi një orë në aeroport nga policia

Luizi bllokohet mbi një orë në aeroport nga policia

November 13, 2023 0

Filmi “Në kuadër të dashurisë” ka udhëtuar në Zvicër! Nga data 9 nëntor filmi më i pëlqyer i momentit ka nisur që të shfaqet në kinematë atje. Po ashtu, kasti i filmit do të jetë më datë 13 nëntor, ku të gjithë do të kenë mundësi t’i takojnë yjet tuaj të preferuar nga afër.

Këngëtari i dashur për publikun, Luiz Ejlli, i cili ka rolin kryesor në film së bashku me aktoren e njohur, Olta Gixhari, ka zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale se është nisur drejt Zyrihut.

Luizi ka ndarë me ndjekësit e tij një video në “Instastory”, ku tregon se si policët në aeroportin e Frankfurtit, Gjermani, e kanë mbajtur 1 orë në pyetje, pasi ai u kishte thënë se ‘po shkonte në Zyrih për të parë një film’.

“E di kush ishte pjesa më e bukur? Nuk më kishte ndodhur ndonjëherë. Na pyetën këta policët ‘ku po shkoni?’, se jemi në Frankfurt këtu. ‘Në Zyrih i thamë’. ‘Për ça po shkoni?’, tha. ‘Me pa film’, i thashë. ‘Si me pa film?’, tha. ‘Po. Duam me shkuar deri në Zyrih me pa film’, i thashë. E kujtuan se jemi duke u tallë dhe na mbajtën 1 orë aty në pyetje. Për atë Zot. Ishin dobët me humorin këta policët gjermanë. Për Zotin i thashë duam me pa një film, është një film i bukur ‘Në kuadër të dashurisë’. Sot në Zvicër nami, do dal aty të mbaj një fjalim”, tregon Luiz Ejlli.

revista.one/