Debat i fortë mes Shqipes dhe Bucit: Turp për gruan tënde…
November 20, 2023Një debat i fortë ka ndodhur mes dy banorëve të Big Brother VIP Kosova 2, bëhet fjalë për Shqipen dhe Bucin. Në përplasjen e tyre që ka ndodhur mbrëmë nuk kanë munguar as tonet e larta dhe ofendimet.
Shqipja iu drejtua Yllit me fjalët se është “rrugaç” dhe se është “turp” që ai është brenda shtëpisë së Big Brotherit.
“Ti je një rrugaç, është turp që je në këtë format, nuk kam njohur kurrë një rob rrugaç si puna jote, me thinja në kokë që flasin fjalë të rrugëve, palaço cirku, i ke 100 fytyra,turp për familje që ke jashtë, turp për gruan tënde që të ka ty”, ka vazhduar Shqipja.
Ndërkohë, Buci gjatë kohës që Shqipja i fliste mundohej ta injoronte duke i mbyllur veshët ndërsa qeshte me ofendimet e saj.
Pjesë e diskutimi u bë edhe Linda, e cila iu drejtua Shqipes duke i thënë që të kishte kujdes me ngritjen e zërit.
revista.one/