Ardit Gjebrea dhe Elsa Lila këndojnë bashkë pas shumë vitesh

Ardit Gjebrea dhe Elsa Lila këndojnë bashkë pas shumë vitesh

November 22, 2023 0

Vitet e fundit jemi mësuar që ta shikojmë nën drejtimin e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan pas të cilës mbërthen të gjithë publikun shqiptar, por mund të themi se na kishte munguar Ardit Gjebrea si pianist dhe këngëtar.

Ka qenë pikërisht artistja Elsa Lila që e ka bindur Gjebrean që ta shoqëronte në piano në Samitin e Diasporës në kuadër të Ditës Arbëreshe në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Nën ritmet e këngës “Moj e bukura more”, Gjebrea e ka shoqëruar Lilën jo vetëm në piano, por edhe ka kënduar bashkë me të, një performancë drithëruese që ka elektrizuar publikun, i cili ka kënduar bashkë me artistët e mëdhenj shqiptarë.

Ardit Gjebrea: Ku e ke “bendin”?

Elsa Lila: Kishin shumë koncerte në këtë periudhë dhe nuk i solla dot për një kohë kaq të shkurtër.

Ardit Gjebrea: Për 1 këngë, 2 minimalisht.

Elsa Lila: Kur unë qëndroj në këtë skenë, zakonisht nuk jap çmime, por këndoj, prandaj është një ndjenjë e brendshme e pafrenueshme që unë të mos këndoj. Duhet patjetër dhe sa herë që jam para publikut tim, duhet t’i përshëndes me zërin tim.

Ardit Gjebrea: Jam i lumtur, urdhëro.

Elsa Lila: Po duke qenë se nuk kemi “bendën” time, unë do të propozoja diçka, duke qenë se ti je kompozitor, këngëtar dhe pianist…

Ardit Gjebrea: I kam harruar.

Elsa Lila: Nuk e di tani pas kaq kohësh nëse di t’i biesh pianos?

Ardit Gjebrea: Edhe i bie.

Elsa Lila: Po mirë, duam të improvizojmë diçka sonte bashkë?

Ardit Gjebrea: Kujtoj vitin 96’ teksa unë prezantoja Festivalin e Këngës në RTSH dhe ti fitove 15 vjeç me këngën “Pyes Lotin”. Unë e këndoja bashkë me babin tënd dhe ishim të dy të lumtur sikur ti je një pjesë e familjes time dhe ashtu ke qenë gjatë gjithë kohës. Kështu që pse jo? Jemi mes shqiptarëve që kanë ardhur nga vende të ndryshme.

revista.one/