Taika Waititi: Jam i nderuar që po vizitoj Kosovën, ndihem si në shtëpi

Taika Waititi: Jam i nderuar që po vizitoj Kosovën, ndihem si në shtëpi

November 27, 2023 0

Artistja me famë botërore Rita Ora ka befasuar me vizitën e saj të papritur në Prishtinë. Ajo mbërriti dje (e diel) në Kosovë e shoqëruar nga bashkëshorti Taika Waititi dhe familja e saj.

Arsye e vizitës së Ritës ishte festimi i ditëlindjes së saj të 33-të në vendlindje, ndërsa për partnerin e saj kjo është hera e parë që vjen në Kosovë.

Gjatë ditës, çifti i famshëm u pritën në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  ku regjisori nga Zelanda e Re ndau përshtypjet e para për vendin.

”Është hera ime e parë këtu dhe jam i nderuar që vij të vizitoj atdheun e gruas time. Qëndrimi dhe energjia këtu shumë e ngjashme me njerëzit nga unë jam, kështu që ndihem si në shtëpi tashmë”, ka thënë Taika.

Ditën e djeshme (e diel), Rita është pritur në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti ka postuar pamje nga ky takim, teksa e priti me tortë dhe i uroi ditëlindjen, ndërsa edhe diskutuan për artin, muzikën dhe kulturën në përgjithësi.

Në fjalën e saj, autorja e “You & I” tha se shpreson që në të ardhme te ketë projekte të përbashkëta që të mund të ndihmojnë gjeneratat e reja.

“Ti ke bërë një punë të mrekullueshme, jam e lumtur që po të takoj dhe flas me ty, ti ke qenë shumë mbështetës, jam shumë krenare që të thërras kryeministri jonë”, u shpreh ajo.

Tutje, Rita foli edhe për sakrificën e depërtimit në karrierë si një emigrante nga Kosova dhe rolin e gruas në shoqëri.

“Është shumë e rëndësishme që të kujtosh se nga vjen, unë jam rritur duke e kuptuar luftën që më duhet të bëja si grua që të më marrin seriozisht, sidomos si një grua që ka shkuar në Londër nga Prishtina, për vite jam përpjekur tha thye portën dhe është shumë e bukur ta shoh që këtë tani po e bëjnë shumë gra të tjera, sidomos nga Kosova”, tha mes tjerash Rita.

revista.one/