Gjyqi me Google për gjuhën shqipe, kërkohet ndihmë nga Shqipëria
December 1, 2023Doktor Neshad Asllani deklaron për Telegrafin e Kosovës se i kanë informuar ambasadat e Shqipërisë dhe Kosovës në ShBA, pas ushtrimit të padisë ndaj Google për diskriminim pasi nuk ka përfshirë gjuhën shqipe në listën e gjuhëve të mbështetura nga kjo korporatë.
Asllani tha se kanë pritur që ambasadat do t’i njoftojnë qeveritë e tyre për këtë padi, pasi siç u shpreh ai është në interes shtetëror “edhe të hyrat, edhe të ardhurat do të shtohen edhe për shtet”.
“Pas ushtrimit të padisë, ne e kemi informuar edhe ambasadën e Shqipërisë në SHBA dhe ambasadën e Kosovës në SHBA. Ky njoftim nuk është ba vetëm me e-mail, po edhe me letër që është dërgu me postë si hard copy. Ne kemi prit që edhe ambasada, normal që e njofton edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme në shtetet respektive Shqipëri edhe Kosovë, apo Qeveria do të interesohet pak për këtë çështje, se është me rëndësi jo vetëm për ne, jo vetëm për biznese, po edhe të hyrat, edhe të ardhurat do të shtohen edhe për shtet, për shkak të taksave që do të jenë…”, ka thënë ai.
Asllani tregoi se kanë themeluar një ekip që do të merret me këtë çështje, domethënë prej ekspertëve të ndryshëm.
“Dikush mund të ofrojë diçka nga ana profesionale, dikush në forma tjera për arsye se kjo padi dhe ky veprim është i kushtueshëm, jo vetëm financiar, po edhe me kohë”, tha ndër të tjera Asllani.
Ndryshe, gjiganti teknologjik “Google” është paditur kohë më parë për diskriminim pasi nuk ka përfshirë gjuhën shqipe në listën e gjuhëve të mbështetura nga kjo korporatë.
revista.one/