Luiz Ejllit i mbyllin sërish Instagramin, kallëzon rastin në polici

Luiz Ejllit i mbyllin sërish Instagramin, kallëzon rastin në polici

December 5, 2023 0

Këngëtarit, aktorit dhe fituesit të Big Brother VIP 2 i kanë mbyllur sërish faqen e tij në rrjetin social Instagram.

Ai ka kallëzuar rastin në sektorin e krimit kibernetik. Luizi thotë se personi që qëndron pas kësaj është dikush që e ka inat.

Luiz Ejlli tha për Top Channel: Jam te drejtoria e policisë për të bërë kallëzimin, sepse është një rast që po përsëritet dhe dikush e bën për inat.

Faqja e artistit numëron 625 mijë ndjekës, ndërsa ai u kthye në një prej figurave më të ndjekura në vendin tonë gjatë pjesëmarrjes në Big Brother VIP.

Kjo nuk është hera e parë që Luizit i mbyllet llogaria në Instagram.

“Çapaçula mos u mërzisni për Instagramin se këtë punë kanë, nga ngarkesa, nga…ku di unë, se unë s’marr vesh. Besoj tani e kanë rregulluar dhe s’do ketë më probleme. Do shihemi këtu, do flasim, do qeshim, ju dua tanëve”, u shpreh Luizi herën e kaluar kur i bllokuan llogarinë.

revista.one/