Olta e uroi Kiarën për shtatzëninë, ja çfarë reagimi mori
December 6, 2023Për ju që mendonit të kundërtën, Olta Gixhari e ka uruar Kiarën për pritjen e ëmbël. Këtë e ka zbuluar vetë aktorja në Instagram pasi një ndjekës i saj e pyeti në lidhje me këtë “dilemë”.
“E urove Kiarën për shtatzëninë, meqë nuk besoje tek dashuria e tyre?”-ka qenë ekzaktësisht pyetja e ndjekësit, të cilës Olta i është përgjigjur shkurt dhe qartë:
“E kam uruar në privat.”
Madje ajo ka publikuar edhe një foto të bisedës me urimin e saj ku shkruan:
“Urime Kiara në rrugëtimin më të bukur në botë. Zoti ju bekoi, ashtu qofshi gjithmonë.”
E nëse jeni kuriozë për përgjigjen e Kiarës, nuk ka një të tillë. Moderatorja as nuk ia ka hapur mesazhin Oltës.
Ndonëse Olta paska vendosur t’i lërë pas mëritë e vjetra për një rast të tillë, Kiara mesa duket nuk është në të njëjtin mendim.
revista.one/