Dua Lipa shkëlqen me elegancën në “Women In Entertainment 2023”
December 8, 2023Mbrëmja gala “Women In Entertainment 2023”, e organizuar nga The Hollywood Reporter u mbajt të enjten, më 7 dhjetor, në Hotelin e “Beverly Hills” në Los Angeles. Dua Lipa impresionoi publikun në tapetin e kuq e veshur me një fustan të zi pa bretela me një të çarë pranë ijës, shkruan DailyMail.
Fustani i saj, të cilin e kombinoi me çorape të zeza dhe taka me rripa, kishte një detaj si rrip në pjesën e qafës.
28-vjeçarja shqiptaro-britanike, e cila e përfundoi pamjen me një makijazh glamuroz që përfshinte blush dhe buzëkuq me shkëlqim, u pa edhe duke treguar tatuazhet e saj delikate ndërsa ecën në tapetin e kuq, duke përfshirë një zemër me tela me gjemba, një palmë dhe të tjera.
Në tapetin e kuq, Dua Lipa foli për gazetaren e The Hollywood Reporter, ku tha se ndihej shumë me fat që ishte atje dhe shprehu admirimin e saj për artisten Adele, e cila gjithashtu ishte prezente.
Ndërkohë, në skenë, ajo dukej mahnitëse teksa fliste para të pranishmëve në mbrëmjen gala.
Ky event, të cilin e organizoi revista The Hollywood Reporter në Beverly Hills Hotel në Los Angeles të enjten në mëngjes, ka pasur shumë të ftuar dhe prezantues të njohur, duke përfshirë yje si: Camila Cabello, Billie Lourd dhe Lily Gladstone.
Dua, e cila ka fituar tri çmime Grammy, shkëlqeu krahas kolegëve të saj në një event që nderon gratë në industrinë e muzikës/modës dhe aktrimit dhe nënvizon kontributin e tyre të jashtëzakonshëm.
revista.one/