Për’puthen/ Acarohet Kastro: Vedati i tregon vdekjen e babait, Alba ngre dolli…
December 16, 2023eprimi i Albës gjatë takimit me Vedatin ndezi debate në studion e “Për’puthen”, në të cilën dominoi opinionisti Kastro Zizo.
Ai u acarua shumë, pasi konkurrenti i tregoi Albës për ngjarjen më të vështirë të jetës atë të vdekjes së babait, ndërsa ajo nuk bëri asnjë reagim.
Kastro Zizo u shpreh se konkurrentja po luan me Vedatin dhe ndjenjat e tij.
“Ky të hapi zemrën me një nga ngjarjet më të rënda në jetë, vdekjen e babait. Një hap aq i i rëndësishëm dhe shiko si vepron ti. Kaloi si pykë, ashtu si një gjë hajt. Ai të tregoi për një tragjedi, por ti more sushin edhe i the për kë do ta bëjmë gëzuar me gotën e pijes. Si nuk e more ta përqafosh për ta ngushëlluar.
Alba do të shkojë në Shkup, një vend me një mentalitet krejt ndryshe nga këtu. Ti po luan me një qenie njerëzore. Po vjen pas teje, po flet me ty, për shumë gjëra. Jemi njerëz, madje shumë herë më të dhimbshëm se ju”, deklaroi ai i acaruar.
Në lidhje me këtë situatë reagoi edhe Aulona Musta, e cila u shpreh se Alba kërkon t’i ketë gjithmonë gjërat nën kontroll.
“Alba është një tip shumë i ftohtë. Kërkon t’i ketë gjithmonë gjërat nën kontroll. Ndoshta jeta ose njerëzit që ka hasur në jetë e kanë bërë të tillë. Për të cilën unë nuk arrij ta shpjegoj dot. Nuk arrij të kuptoj se si Alba arrin të dashurojë”, tha ajo.
revista.one/