‘Është shumë meraklie’, Kiara me fjalët më të mira për vjehrrën

‘Është shumë meraklie’, Kiara me fjalët më të mira për vjehrrën

December 26, 2023 0

Moderatorja Kiara Tito ka folur për herë të parë për raportin me vjehrrën e saj. E ftuar në “Ftesë në 5”, ajo tha se janë si shoqe dhe i thotë Anxhi, shkurtim i emrit të saj Anxhelina.

Duke qenë se ajo jeton në SHBA, moderatorja tha se flasin shpesh në telefon dhe se vjehrra është shumë meraklie dhe e pyet shumë për vajzën.

“Kemi një raport si shoqe. Nuk e kisha menduar ndonjëherë se do isha aq e lirshme. Jo se ka ndonjë gjë të keqe, por kur nuk e ke vjehrrën nuk e mendon ashtu. Nuk do më pelqente ta quaja vjehërr. Unë i them Anxhi. Flasim shpesh në telefon, ajo është në SHBA tani. Më pyet shumë për vajzën, është shumë meraklie”, tha ajo.

Mes batutash, bashkëshortja e Luiz Ejllit, tha se vajza u ngjiz në Turqi, aty ku qëndruan për një periudhë qetësie pas përfundimit të “Big Brother VIP”.

“Ai tha kur të shkojmë në Turqi do bëjmë Osmanin. Nuk doli Osman, doli princeshë. Ishin disa ditë ku u kënaqëm, shijuam njëri-tjetrin. I mbaj mend si ditë shumë të bukura dhe nuk do t’i harroj. Në ato momente nuk mendon të bësh surpriza. Në ato momente bëra një kuti të vogël, ia tregova kur erdhi në shtëpi. Nuk e besonte fare, bënte shaka, më tha je me Covid? Bëra disa teste, nuk e besoja, thosha si ka mundësi që të vijë një besim aq i madh. Ishte një gjë që kisha kohë që e doja, ishte ajo ora biologjike kur dëshiron të bëhesh nënë”.

Çfarë ka ndryshuar te Kiara gjatë kësaj periudhe? Ajo thotë se ka më shumë neps për ëmbëlsira, por nuk është me fiksime dhe “nuk e zgjon Luizin gjatë natës”.

“Janë ëmbëlsirat, që para se të mbetesha shtatzënë nuk i thosha dot jo. I them të gjithëve mos më merrni bakllava. Nuk e zgjoj Luizin në mes të natës. Çohem i bëj vetë gjërat, nuk jam me fiksime. E kam marrë me qetësi”.

Nostalgjike, ish-konkurrentja e BBV u tregua kur kujtoi përvojën e saj në “reality show”.

“Dasma në 1 shkurt ndjeva që ishte një dasmë e vërtetë. Po dridhesha, ishte ftohë, kisha shumë emocione. E rishoh prap në YouTube. Nuk besoj se do të harrohet si mbrëmje”.

revista.one/