Ana Lika publikon foton e fundit të së ëmës: Nuk arrite ta postoje për Krishtlindje

Ana Lika publikon foton e fundit të së ëmës: Nuk arrite ta postoje për Krishtlindje

December 28, 2023 0

Aktorja Ana Lika, para pak ditësh, humbi nënë, nga sëmundje e rëndë, ka bërë një reagim ku ka ndarë një foto të së ëmës dhe prek me fjalët; “Mami im, e bukura ime! Kjo ishte foto e fundit e jotja qe ti nuk arrite ta postoje dot per Krishtlindje se zoti te donte aq shume sa ne kete dite te mori pranë tij”, shprehet ajo.

Dita e Krishtlindjes u kthye në ditë zie për familjen, pasi Ilda Gjoni, motra e Inisit dhe Ingridit, ka ndërruar jetë në moshë të re pasi vuante nga një sëmundje e pashërueshme. Kjo është fotoja e fundit e Ilda Gjoni për Krishtlindje, për të cilën vajza thotë se nuk arriti dot ta postojë.

Reagimi i aktores:

“Mami im, e bukura ime! Kjo ishte foto e fundit e jotja qe ti nuk arrite ta postoje dot per Krishtlindje se zoti te donte aq shume sa ne kete dite te mori pranë tij. E di qe ti do jesh gjithmonë duke na pare nga atje lart dhe te premtoj qe sdo na shohesh kurr me lot ne sy por vetem te buzeqeshur ashtu sic ishe dhe ti deri ne momentet e fundit. Une, Viki dhe Rodeo jemi krenar per nenen qe ke qen per ne. Nuk do kisha dashur kurr te beja kete postim per ty. Do me mungosh cdo dite e bukura ime”, shkruan aktorja Ana Lika.

Ndërsa tezja e Anës, këngëtarja Ingrit Gjoni ka reaguar për herë të parë pas ndarjes nga jeta të motrës së saj.

Ajo shprehet e pikëlluar për ikjen e motreës së saj në moshë të re, se nuk do e kishte menduar kurrë që do i duhej të shkruante për ikjen e saj nga kjo botë.

Reagimi i këngëtares:

“Ky është publikimi më i vështirë që kam bërë në jetën time… Nuk e kisha menduar kurrë që do të shkruaja për ikjen e motrës sime, më të mirës prej nesh.

Ilda Gjoni, nuk ishte veç motra jonë e mrekullueshme, ajo ishte vajza shembullore, nëna më e përkushtuar e Anës, Vikit dhe Rodeos, bashkëshortja e lumtur e Mikenit, shoqja që kushdo do të donte, mikesha që e kishte zemrën hapur për të gjithë. Ishte buza e qeshur, për të njohur dhe të panjohur.

Ajo ishte tezja më fantastike, që u bë mami e dytë e Paridit. Unë nuk do mundem kurrë të shkruaj as 1% të asaj që meritonte Ilda. Besoj shumë që Zoti do ta shpërblejë me Parajsë për çdo gëzim që solli mes nesh në Tokë. Engjët dhe qielli janë shtëpia e saj sot dhe unë lutem për paqen e saj. Ilda, motra të do shumë gjithmonë dhe të premtoj që do kujdesem përjetë për dritat e syve të tu.

Faleminderit të gjithëve ju për dashurinë dhe kujdesin e treguar ndaj nesh. Zoti ua shpërbleftë me të mira!

Përcjellja e fundit dhe homazhet do të bëhen më 29 dhjetor nga shtëpia funerale “Parajsa”, ora 14:00, në Sharrë”, ka shkruar Ingriti.

revista.one/