Luiz Ejlli uron Ledjon Liçon që do të drejtojë Big Brother, por për ftesën e TCH thotë se…

Luiz Ejlli uron Ledjon Liçon që do të drejtojë Big Brother, por për ftesën e TCH thotë se…

January 3, 2024 0

Fituesi i Big Brother VIP 2 ka rrëfyer mes emocionesh se viti 2024 do të jetë shumë i rëndësishëm për të pasi do të bëhet për herë të parë baba.

Edhe pse u insistua nga moderatorët Donald dhe Romeo Veshaj, ai nuk tregoi për emrin që do t’i vendosin vajzës që pritet të vijë në jetë.

“Ai fëmijë është i joni, por e ndjej se ëhstë edhe një pjese shumë të madhe të shqiptarëve se që prej fillimit. Unë e shikoj që kanë ardhur kohë të vështira, du me ia vën emrin skedinë që të mos e kapë kush kurrë. Ju keni për ta provu edhe vetë, pjesa më e bukur në të gjithë këtë është që kur të thotë bashkëshortja, në këtë rast Kiara që thotë zemër si do ia vëmë emrin, të pyet kot, ajo e ka ndarë mendjen, gjoja kot ta dhashë një alternativë. Ju duhet të pyesni Kiarën, unë i kam thënë vetëm kaq, vetëm të jesh ti mirë, të jetë vajza mirë, unë s’do e thërras kurrë në emër sido që t’ja vesh ti, ajo do të jetë gjithmonë princesha e babës, vija ti si të të vijë më mbarë”, tha ai.

Luiz Ejlli nuk la pa prekur edhe spektaklin që e ktheu në fenomen dhe personazhin më të komentuar nga publiku.

Donaldi: E cilëson si vitin e jetës tënde 2023-shin?

“Vit i madh për mua është vetëm 2024 sepse bëhem babë, e di i madh dhe i vogël është një emocion i jashtëzakonshëm, më ka ndryshuar jetën, portë gjigante që m’u hap, kam falënderim të vecantë, që nga personi i parë që është Petrina që më ka marrë në telefon dhe të gjithë me radhë, produksioni, stafi. Në vitin 2024 do të jem me njeriun e jetës dhe me vajzën tonë. Unë e kam thënë dhe do e them prap, Top Channel për mu më ka dhënë shumë mundësi dhe më ka plotësu dëshirën. Ledionit i shkoftë sa më mbarë, jam kurioz me e pa nga ai pozicioni i drejtorit dhe se sa do e vonojnë atë pjesën, largohet sonte”, u shpreh Luizi.

Luizi ka folur edhe për prindërit e tij.

I pyetur nëse do të kthehet e ëma në Shqipëri për t’i rritur vajzën, Luizi tha që për momentin ajo ndodhet jashtë vendit nën kujdesin e mjekëve, megjithëse sipas tij nëna gjithmonë i thoshte që të bëjë një fëmijë për t’ia rritur ajo.

“Nëna për momentin është nën kujdesin e mjekëve, atje është afër motrës. Gjithmonë më thoshte bëje një fëmijë që ta rris unë, tani i them jepi erdhi koha”– tha ai.

Nga ana tjetër këngëtari nuk la pa përmendur edhe babain e tij të ndjerë, ku mes lotësh Luizi tha se është i gatshëm të lërë çdo gjë që ka arritur vetëm që ta takojë 5 minuta për ta shikuar se ku ka arritur i biri.

 “Jam gati të lë çdo gjë, që askush të mos më njoh në rrugë vetëm të takoja babain tim 5 minuta të shikonte se çfarë kam sot ku kam arritur”– u shpreh ai i përlotur.

revista.one/