‘Shqipja më shprehu pëlqimin në dush’ Linda Halimi plas ‘bombën’ në BBVK

‘Shqipja më shprehu pëlqimin në dush’ Linda Halimi plas ‘bombën’ në BBVK

January 11, 2024 0

Linda Halim ka bërë një deklaratë shokuese ditën e sotme. Këtë herë ajo ka akuzuar Shqipen se ajo ka pëlqim për të dhe se këtë ia ka shprehur gjatë kohës që dy vajzat ishin bashkë në dush.

“Mos na çaj kokën me ato muhabet. Unë paskam pëlqim për ty e ta paskam thënë në dush. Mos fol kotësira”, ishte reagimi i Shqipes me të dëgjuar deklaratën e Lindës.

Nuk dihet se sa mund të jetë e vërtetë kjo, pasi bie në kundërshtim me parimet e Shqipes e cila ka treguar se është një myslimane e devotshme dhe se ka kryer ritet fetare edhe gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Linda madje nuk u ndal, duke akuzuar Shqipen se këto fjalë ia ka thënë pa mikrofon dhe se tutje i ka thënë se “jeton në Shqipëri dhe e sheh të pamundur lidhjen me një vajzë, pasi po të jetonte në Amerikë, do të kishte bërë të kundërtën. 

revista.one/