“Big Brother Vip”/ Roza Lati pozicionohet kundër Jul Dedës

“Big Brother Vip”/ Roza Lati pozicionohet kundër Jul Dedës

January 15, 2024 0

Që në ditët e para, banorët e “Big Brother VIP”, kanë nisur aleancat dhe polemikat e para. Teksa ka qenë duke diskutuar, një pyetje që iu drejtua Rozës ngjalli shumë polemika.

Pyetja që iu drejtua ishte: Kush ke qejf që të dalë nga shtëpia? Roza thotë emrin e Julit dhe më pas i thotë: “Mos ma merr personale dhe për keq, por e kam tek e folura me zë të lartë, se ndryshe je djalë flori.

Juli mesa duket, nuk e mori shumë në kontekstin e shakasë dhe kërkon që të dijë arsyen se pse Roza mendon ashtu për të.

Juli: “Cila është arsyeja e vërtetë që më do jashtë shtëpisë që në javën e parë”?

Roza: “Ta thashë, se bërtet shumë sepse s’kam asgjë personale me ty, kaq”.

Roza Lati është prekur nga kjo deklaratë e aktorit dhe i është kundërvënë, duke i thënë se është karagjoz dhe se duhet të bëjë kujdes çfarë flet. Nuk është mirë që të shtyjë urrejtje në publik, ndërsa Juli shprehet se e ka thënë me shaka dhe se nuk ishte diçka serioze.

Roza Lati: Pse mendon që më ka sharë publiku?

Jul Deda: Nuk mendoj se të kanë sharë.

Roza Lati: Po e the.

Jul Deda: Po ja futa kot.

Roza Lati: Kujdes çfarë nxjerr nga goja.

Jul Deda: Neve na kanë sharë të gjithëve, kështu unë besoj.

Roza Lati: Mos shty urrejtje.

Jul Deda: Ndaj teje?

Roza Lati: Jo në përgjithësi. Unë mendoj që Rozën e kanë sharë sot, çfarë është kjo? Mos shty urrejtje djalë! Pse e fryn popullin. Gërricu, flasim tani për tani, jo të gërricemi për publikun. Aq do populli jonë.

Jul Deda: Ej publik i dashur mos e shani Rozën.

Roza Lati: O karagjoz, mbaj mendjen dhe kujdes kur flet.

Jul Deda: Mos më çaj kokën mua dhe mos i jep gojës tani. Do të zihesh me mua ti, do të marrësh audiencë nga unë, nga Shkodra.

Roza Lati: Unë mund të kem më shumë audiencë se ty, kështu që këtu ia fut kot në rregull.

Jul Deda: Ik o Roza ik!

Roza Lati: Çfarë e ke këtë arrogancë, kujt i flet kështu se s’je as vëllai, as baba im. Të respektoj thinjat kështu që mbaj veten.

revista.one/