Grindje në Big Brother VIP, Meri Shehu kërcënon Roza Latin: Të zhduk për 24 orë…
January 18, 2024Ndonëse ka pak ditë që ka filluar “Big Brother VIP 3”, debatet dhe zënkat mes banorëve nuk kanë të mbaruar.
E tillë ishte edhe ajo e ditës së sotme, ku Roza Lati dhe Meri Shehu kanë debatuar ashpër me njëra-tjetrën, ndërsa në një moment situata ka degraduar në kërcënime nga ana e astrologes.
Me ton të lartë ajo e urdhëroi moderatoren që të mbyllë gojën ose në të kundërt t’ia shkulë të gjitha flokët.
Për të mos mjaftuar kjo, Meri i tha Rozës se nëse nuk pushon së foluri brenda 24 orësh do ta zhdukë jo vetëm nga shtëpia e “BBVIP” por edhe nga Shqipëria, ndërsa banorja e qetë u shpreh se ofendimi është një mungesë argumenti.
Pjesë nga debati:
Meri Shehu: Qepe gojën dhe mos të kap un seriozisht se deri më tani mu ke dukur si njeri i pavlerë por po të kapa unë seriozisht pastaj s’do të ngelin më qime në kokë. Qepe se po të kapa me të vërtetë seriozisht dije se këtu s’do të ekzistosh për 24 orë, jo këtu po as në Shqipëri.
Roza Lati: Unë apo ti zemër? O Meri mbaji nervat.
Meri Shehu: I kam mbajtur, por me njerëz që janë budallenj s’ka më nerva. Vendos ligji, vendos psikiatria, vendos rregullat.
Roza Lati: Ofendimi është një mungesë argumenti Meri.
Meri Shehu: Çfarë argumenti të kesh me ty moj, shifi argumentet xhingla, xhingla.
revista.one/