Klodian Duro flet pas përjashtimit: Ja pse hyra në Big Brother, deklarata ishte ironi…
January 22, 2024Klodian Duro u përjashtua dje nga Big Brother VIP Albania 3 pas një deklarate të tij për dhunë ndaj bashkëshortes. Trajneri dhe ish-futbollisti dha një deklaratë të rëndë e të papranueshme që njëherësh bie ndesh me rregullat e këtij formati.
Pas përjashtimit, ai ka reaguar me një postim në rrjete sociale duke thënë se ishte e gabuar.
Duro i kërkon falje edhe publikut si dhe iu uron suksese konkurrentëve brenda.
Postimi i plotë (pa ndërhyrje):
“Une, Klodian Duro, ju njoftoj qe rrugetimi im ne Big Brother VIP eshte nderprere sot.
Shkak eshte bere nje deklarate e gabuar, nisur si ironi, e tepert tani qe e shoh me ftohtesi dhe qe i le vend keqinterpretimit.
Me vjen keq qe nuk arrita dot te percillja mesazhet e duhura tek te cilat besoj vertete dhe do t’i deshmoja gjate qendrimit ne shtepine e Big Brother.
Nje ndjese shume e sinqerte i shkon publikut dhe u uroj suksese te gjithe banoreve!”.
Më herët, ish-futbollisti i kombëtares Klodian Duro, në një intervistë televizive, shpjegoi ironinë, sikurse ai e quan, të përdorur në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Ish-futbollisti shënjestroi Roza Latin, që sipas tij, i ka përmendur vazhdimisht në shtëpi gjyqin e zhvilluar ndaj tij për përndjekje.
“Kjo ishte edhe ironia. Edhe njëherë, i kërkoj ndjesë të gjithëve, sepse sado pak, nuk mund të bëhet ironi me dhunën. Unë kam përsëritur fjalët e Rozës. Që ku banorët panë klipin tim, ajo ka thënë po hyn ky që ka rrahur gruan. Kjo ishte e tepërt, ma thanë banorët e tjerë. Është e rëndë ta dëgjosh nga një banor aty. Meritoni dinte gjithçka, të gjithë banorët e dinin kush është banorja që ka folur kundër Klodit. Ata e shikonin që unë injoroja në çdo moment”.
Duro iu drejtua ish-bashkëshortes dhe vajzës së tij: “Unë kam pasur shumë dhimbje pas divorcit me ish-gruan, por e vlerësoj maksimalisht, është nëna e vajzës sime. Kam respekt maksimal për të, ka bërë gjithçka për vajzën tonë. Ajo e di shumë mirë që babi e do shumë, është dashuria e vetme sot që ne flasim. Ish-bashkëshortes i them se do të jem gjithnjë pranë saj për çfarë i duhet asaj dhe vajzës”.
Ish-futbollisti i Kombëtares, hodhi poshtë dyshimet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-gruas.
Gjithçka është e pavërtetë, u shpreh ai.
“Kjo ishte dhe një nga motivet e hyrjes sime, hyra që të gjithë të shikonin se kush është Klodi në të vërtetë. Të gjithë të më njihnin dhe vajza ime të ishte krenare për mua”.
revista.one/