“Në TV mbron të drejtat e kafshëve, por t’i rreh edhe qentë e tu”, Jul Deda debat me Rozën
January 23, 2024Julian Deda dhe Roza Lati kanë debatuar ashpër në Big Brother, pasi aktori iu drejtua duke e akuzuar se kjo e fundit dhunon qentë e saj, ndërsa në TV mbron të drejtat e kafshëve.
Roza i është kundërpërgjigjur duke i thënë se nuk i ka dhunuar, por disiplinuar.
Pjesë nga debati:
Roza: Ti e bërë reklamë një ilaçi që është për prostatën
Juli: Aty kam marrë parat unë
Roza: Më ka ardhur me qesh, dhe kam dashur të dijë, po ti që je homofob dhe të bësh reklamë ilaçin e prostatës a nuk është qesharake.
Juli: Po ik o Roz me këtë provokime. Ma sqaro pak për qentë që i rreh rrugëve që del dhe i mbron nëpër televizor dhe pastaj i rreh rrugëve. Qenin tënd Sashën e shkretë.
Roza: Ej nuk jeton Sasha kujdes. Un e kam pat fëmijën tim atë.
Juli: Ti kur flet për dhunë duhet të kuptosh që ti i ke dhunuar kafshët
Roza: Kafshët nuk dhunohen, kafshët disiplinohen
Juli: Ti e ke rrahur kafshën për ta disiplinuar? Unë nuk e kam rrahur qenin tim.
Roza: I kam gjuajtur me shpullë se normal kur i hidhet fëmijës se do ti marrë topin, normalisht që do t’i gjuaj me shpulla
Juli: Të kam parë rrugës dhe nuk ju hodhë as fëmijës dhe asnjë gjë. Poshtë tek lagjja.
revista.one/