Degradon debati mes Eglës dhe Ilnisës: T’i merr vesh shumë nga lagiet!
January 28, 2024Ilnisa dhe Egla kanë hyrë në një tjetër përballje teksa ndodheshin në kuzhinën e Vëllait të Madh, menjëherë pas natës së spektaklit.
Shkak janë bërë hatërmbetjet që banoret kishin ndaj njëra-tjetrës nga përplasjet e mëparshme dhe mosdakordësia për të ndihmuar njëra-tjetrën për të gatuar së bashku.
Ndërsa Egla ka refuzuar kategorikisht të gatuaj për t’u ushqyer Ilnisa, situata ka degraduar deri në banalitet, me Ilnisën që e ka konsideruar të folurën e aktores si tringëllimë delesh.
Kaq ka mjaftuar për ndezjen e debatit dhe nga aty, dy banoret kanë vazhduar kunjat ndaj njëra-tjetrës hidh dhe prit.
Ilnisa: Nuk na ndihmove po vazhdove me tringëllimën e deleve në veshin tonë të majtë.
Egla: Faleminderit për këshillën, por je e pandihmueshme. E vlerësoj shumë,,,
Ilnisa: Mirë ja bën…
Egla: E vlerësoj shumë, aq sa është duke më plasur vlerësimi veshëve.
Ilnisa: Leckën aty e ke në qoftë se lagesh shumë në dyshemetë e tua…
Egla: Faleminderit edhe njëherë për këshillën, ti në fakt duhet të marrësh vesh shumë nga lagiet.
Ilnisa: Unë edhe nga shplarjet marr vesh…
Egla: Lagiet, lagiet, jo larjet.
Ilnisa: Edhe nga lagiet, nga çdo gjë. Shyqyr Zotit kam një barrë me diploma jashtë.
Egla: Pastro veshin, pastro veshin sepse diplomat i kemi të gjithë.
Ilnisa: Është e kotë.
Egla: Bravo, bravo. Mirë që e kuptove.
Erjola: Na duhet edhe një pene sepse kjo vetëm me pene gatuhet.
Ilnisa: Jo, kap atë atje sepse e zëvendëson lideri nesër në mëngjes.
Egla: 9 minuta, si ti masim 9 minuta?!
Ilnisa: Me gishta.
Egla: Do të më japësh edhe gishtat e tu.
Ilnisa: Provo ta bësh me mendje sepse ti ke edhe shumë mend.
Egla: Ehhh… Meqënse e thua ti sepse unë se kam thënë ndonjëherë.
Ilnisa: Po ke mend shumë ndaj…
Egla: Se kam thënë ndonjëherë. Mesa duket ty të duket.
Ilnisa: Po si dihet o Egla, edhe mund të më dukesh.
Egla: Pse të duket sikur kam shumë mend?
Ilnisa: Nga fakti se nuk të kanë mjaftuar për të numëruar…
Erjola: Mjafton speci djegës…
Ilnisa: Erjola merr një hudhër të madhe.
Erjola: Ku mund të ketë…
Ilnisa: Mund të pyesësh…
Egla: O burra Erjola, gjej hudhrën shpejt. Edhe makaronat Erjola, shpejt. Hajde, hajde se kemi ide. Ti bëjmë içik.
Ilnisa: Hahaha vdiqa, vdiqa…
Egla: Hajde Erjola, gjej içik hudhrat.
Erjola: O Zot i madh.
Egla: Hudhra nuk ka shpirti.
Erjola: Po e heq këtë përparësen, le të gatuaj kush të dojë.
Egla: Po shyqyr që e hoqe, shyqyr që e hoqe.
Erjola: Ika, ika, ika. S’kam nerva me u marr me…
revista.one/