“Ti shkon i fut duart asaj…”, skena xhelozie mes Ilnisës dhe Meritonit në Big Brother
January 29, 2024Mesa duket ftohjet e para mes Ilnisës dhe Meritonin kanë filluar. Sfida e litarëve e “Vëllait të Madh” ka qenë një nga arsyet, ku Meritoni dhe Ilnisa ishin në të njëjtin grup. Ilnisa i ka kërkuar llogari për afrimitetin që ka me Riken, e cila ishte në grupin tjetër.
Meritoni ka tentuar që të flasë dhe të sqarohet me të, por ajo e ka refuzuar dhe nuk ka dashur të komunikojë me të. Ilnisa e akuzon se i ka futur duart Rikes në syrin e saj dhe këtë gjë nuk e toleron.
Ilnisa: Në syrin tim i fut duart asaj. Asaj? Në syrin tim? Hajde tani ec, ik më lër.
Meritoni dhe Ilnisa janë një nga çiftet që kanë rënë shumë në sy për afrimitetin që kanë krijuar me njëri-tjetrin. Ata e ndajnë çdo mbrëmje shtratin së bashku, ku nuk mungojnë puthjet, përqafimet dhe prekjet.
Ilnisa është bërë xheloze për Meritonin, me të cilin ka krijuar një raport të afërt, ndërsa e ka cilësuar Riken si një vajzë që nuk di të lidh katër fjalë.
“Fare nuk jam xheloze, unë e di se sa vlej. Të bëhem unë xheloze për puplat, për goca që nuk dinë me lidh katër llafe, që kanë veç agresion në fytyrë”, është shprehur ajo.
Ndër të tjera ajo ka thënë se nuk e pëlqen aspak Riken dhe nëse do kishte mundësi, do ta nxirrte nga shtëpia.
Ilnisa: Fare nuk jam xheloze, unë e di se sa vlej. Të bëhem unë xheloze për puplat, për goca që nuk dinë me lidh katër llafe, që kanë veç agresion në fytyrë. Por jo ti, me the mua ejjj. Me Riken po luan, nuk je i pari as i fundit. Mos më bëj të flas. Jo përpara syve të mi, ato skena si 15 vjeç.
Unë më atë vajzën nuk shkoj farë, po të kem mundësi e nxjerr nga shtëpia. Do merrem dhe më atë se nuk do të pyes ty. Jo që flet për pupla që më paskan rënë mua, ajo kapët pas puplave të mia. Kapet dhe jeton këtu pas puplave të mia, dhe më pas i shkon ti. Për respektin tim ti nuk duhet të bësh ato skena.
Debati i tyre ka vijuar edhe në dhomën e gjumit, ku Ilnisa ia ka rikthyer edhe njëherë në vëmendje kërcimin, duke i thënë se “kërceve më dikë që ka kërcyer gjysma e rruzullit”.
revista.one/