Shtatë banorë të BBVIP në nominim, ja si votuan banorët

Shtatë banorë të BBVIP në nominim, ja si votuan banorët

January 31, 2024 0

Ilnisa, Sara, Fationi, Juli, Meri, Meritoni dhe Gabriele janë në nominim dhe një prej tyre do të lërë shtëpinë të shtunën.

Shtatë konkurrentët ishin më të nominuarit nga banorët, ndërkohë që grupi i Romeos që fituan lojën e zinxhirit ishin imun.

Televotimi është kë doni të shpëtoni, ndaj votoni banorin tuaj të preferuar për ta shpëtuar nga eliminimi.

Ja si votuan banorët?

Në momentin e nominimeve banorët dhanë dy emra dhe dy arsye për personat që ata duan të nxjertin në televotim.

Albi: Gabriele, sepse ka një sjellje arrogante-rebele me banorët në përgjithësi. Sara, nuk më jep asgjë dhe e shoh shumë false.

Arta: Juli, sepse i bën ndonjëherë shaka që s’më pëlqejnë. Ilnisa, sepse nuk më pëlqyen fjalët që tha për Riken.

Heidi: Meritoni, sepse nuk më pëlqeu njëherë me Ilnisën, pastaj me Riken. Gabriele, nuk e di pse por më irriton si njeri.

Rike: Meri, sepse nuk më pëlqen me batutat që bën. Erjola, sepse e njoh më pak se të tjerët.

Ilnisa: Fationin, për arsye të cilat dua të krijoj një urë dialogu me atë. Gabriele, sepse i ka rezistuar dy televotimeve.

Romeo: Dea, sepse është ideatorja e një loje të pisët. Juli, për atë debatin që patëm, nuk më pëlqeu si përdori Bardhin, Vesën, besimin.

Bardhi: Meri, sepse më quajti dashnor i Sarës. Dea, sepse dua ta shoh në nominim.

Gazi: Ilnisën, për ato që dëgjova sot. Fationi, nuk është se kemi një marrëdhënie.

Fationi: Ilnisën, për debatet që kemi pasur. Gabrielen, sepse nuk e kam njohur akoma.

Gabriele: Fationi, sepse më pranoi sot që e ka prishur lojën. Juli, që vazhdon me mospërfilljen e vogël.

Erjola: Merin, sepse për faj të asaj humbëm lojën. Gabriele, nuk kam shumë afrimitet me të.

Olsi: Ilnisa, nuk më pëlqeu epitetin për Riken. Gazi, duke i marrë diskutimet që ai do humbet marrëdhëniet me ata që ka për lojë.

Dea: Ilnisa, sepse nuk më pëlqeu për atë që tha për Riken. Sara, sepse nuk më pëlqen loja e saj, mendoj se është mashtruese.

Egla: Sarën dhe Merin, sepse më zënë tualetin.

Juli: Meritoni, sepse ka vendosur te vendosë rregullat e veta. Fationin, sepse mori një vendim jashtë grupit te loja e fundit.

Elvisi: Meritoni, sepse nuk nominoj dot Ilnisën. Bardhi, sepse nuk ka marrë asnjë nominim, e di këtë.

Ledjona: Gazi, sepse më pëlqen kur është në nominim, ndryshon për mirë. Ilnisa, sepse ofendon femrat.

Roza: Ledjona, sepse nuk e meriton, vazhdon dhe më ofendon. Meri, sepse në përplasjen me Sarën, u ndjeva shumë familjare me atë sjellje.

Vesa: Ilnisa, sepse është shumë ngacmuese, anti-feministe. Deh Gabriele.

Meritoni: Fationi, për shkak të debatit që patëm. Julin, sepse dua ta shoh në nominim.

Meri: Sara, sepse siç u pa në video, nuk e kuptoj urrejtjen dhe mllefin. Meritoni, sepse ka një sjellje të çuditshme me femrat.

Sara: Dea dhe Erjola, sepse e di që njihen nga jashtë dhe mendoj se çdo gjkë është e stisur.

Graciano: Gazi, sepse kur nuk ka respekt për bukën nuk do ketë dhe për bvanorët. Olsi, të aktivizohet pak më shumë.

revista.one/