Sqarim mes Endrikut dhe Sarës, këngëtari: Jam shumë i lumtur për ju të dy
February 8, 2024Endrik Beba dhe Sara Gjordeni kanë biseduar së bashku për herë të parë.
Sara: Do të isha një copë guri dhe akulli nëse s’do të isha në siklet, do të isha shumë hipokrite.
Endriku: Të dy jemi njerëz komplet të tjerë, për 10 vite ndodhin miliona gjëra.
Sara: Uroj që të jesh njeri tjetër tashmë
Endriku: Po kjo? S’po ta kthej
Sara: Mos ma kthe, mesa të njoh unë do ma kishe kthyer
Endriku: S’po ta kthej, po e bëjmë për lojë, jo gjëra personale. Kjo është diçka që ka ndodhur më parë unë të respektoj për njeriun që je, unë e respektoj edhe të shkuarën time
Sara: Po s’ke pse të mos e respektosh
Endriku: Unë jam shumë i lumtur për ju të dy, të jeni me të vërtetë ju, ta shijoni ju në maksimum, prandaj ju votova ju se e pashë që e donit që të dy, unë jam pro dashurisë, pro festës, mos i merr kaq shumë personale.
Endrik: Nëse ti ke evoluar ashtu siç unë mendoj dhe je ajo vajza e zgjuar që unë mbaj mend ti e kupton shumë mirë që unë jam futur më mbrapa
Sara: Nuk mendoj që je futur për mua.
Endrik: Jo, jo, duro nuk po e them këtë as unë dhe kur Shqipëria është kaq e vogël, njerëzit e dinë, njerëzit flasin, dhe unë doja ta bëja të qartë që po ne kemi pasur një histori, por ka qenë vetëm ajo, kaq. Këtu unë po tregohem i sinqertë për veten time dhe gjithashtu po të heq një barrë, sepse ti e di shumë mirë që ajo gjëja do të dilte këtu, sepse ty të njeh dikush tjetër dhe mua më njeh dikush tjetër, por ka njerëz që na njohin të dyve dhe historia jonë është bërë videoklip.
revista.one/