“Qenie monstruoze me sy të zgurdulluar”, Egla ofendon rëndë Gracianon

“Qenie monstruoze me sy të zgurdulluar”, Egla ofendon rëndë Gracianon

February 10, 2024 0

Egla dhe Graciano janë përfshirë në një debat, i cili ka përfunduar në ofendime të rënda nga ana e aktores.

Më herët Egla është përlasur me Ledjonën ku e ofendon. “Nuk të dua ty nëpër shalë”, i tha Egla Ledjonës, duke e quajtur “fytyrë të salduar me spërcka majdanozi”“Ke një super edukatë”, ia ktheu gazetarja me ironi aktores.

Teksa ndodheshin në oborr, Egla nuk ka kursyer ofendimet ndaj balerinit duke e quajtur një qënie monstruoze dhe me sy të zgurdulluar.

Egla: Ku e ke kishën të vijmë të falemi?

Graciano: S’kam ardhur këtu as për kishë as për xhami.

Egla: Je bërë një pinguin i vogël këtu brenda, ke një maskë e cila është e pabesueshme dhe reflekton. Je i badhë komplet, je me sy të zgurdulluar, je një qenie monstruoze.

Graciano: Për njerëz të pashpirt si puna jote, absolutisht nuk pres vlerësim ndryshe dhe kjo është e padiskutueshme. Relaksohu se të bën mirë. Ej këta kanë shitur dinjitetin për këtë lojë! Këta nuk kanë shtyllë kurrizore realisht. Kjo është e turpshme, e sikletshme.

Këtë koment të Eglës nuk e ka pëlqyer aspak e dashura e Gracianos, Argjira, e cila e habitur shprehet në rrjetet sociale dhe ngre pyetjen nëse aktorja “është njeri normal apo jo”.

 “A është normale kjo? Pa fjalë!!!!”, shkruan Argjira në postimin e saj në Instastory.

Zanafilla e problemeve mes Gracianos dhe Eglës kanë qenë ‘të mbathurat’ nga meshkujt dhe trafiku në tualet, që aktorja duket se i paska shumë problem.

revista.one/