Sanremo 2024 e fiton “vajza e artit” Angelina Mango me këngën “Mërzia”
February 11, 2024Angelina Mango është 22-vjeçarja e cila triumfoi mbi të gjithë në festivalin “Sanremo 2024”, duke rrëmbyer çmimin e parë mes artistëve të tjerë.
Me këngën ”La noia” (”Mërzia”) Angelina Mango fitoi çmimin e parë.
Më pas u renditën Geolier me këngën ”I’ p’ me, Tu p’ te”, Annalisa me ”Sinceramente”, Ghali me ”Casa mia” dhe Irama me ”Tu no”.
Mango me këngë “La noia”, ka marrë 40.3% të totalit të votave, nëpërmjet televotimit, Press Room-it dhe jurisë.
”Jeni të gjithë të çmendur, faleminderit shumë orkestrës, ty Amadeus, Fiorellos, ekipit tim, familjes time, faleminderit që erdhët”, tha përmes lotëve artistja 22-vjeçare, vajza e këngëtarit të ndjerë Pino Mango dhe e Laura Valente.
Po ashtu, Angelina Mango është e gruaja e parë që fiton Sanremon pas 10 vitesh, ku një fituese grua ka qenë më 2014, kur Arisa fitoi me këngën Controvento.
Renditja:
- Angelina Mango
- Geolier
- Annalisa
- Ghali
- Irama
- Mahmood
- Loredana Bertè 8
- Il Volo 9
- Alessandra Amoroso
- Alfa
- Gazzelle
- Il Tre
- Diodato
- Emma
- Fiorella Mannoia
- Kolors 17
- Rain
- Saints
- Negramaro
- Dargen D’Amico
- Ricchi e Poveri
- BigMama
- Rose Villain
- Clara
- Renga Nek
- Maninni 27
- La Sad
- BNKR44
- Sangiovanni
- Fred De Palma
revista.one/