Graciano, fushatë me banorët kundër Romeos: Me ikjen e Elvisit i pritet krahu i djathtë
February 12, 2024Nominimi që bëri Graciano vijon të diskutohet në shtëpinë e Big Brother VIP.
Këtë herë banori ka folur me Rozën, për atë që pritet të ndodhë, nëse Lisi largohet nga gara.
“Do t’i pritet krahu i djathë”, u shpreh Graciano, teksa shtoi se nuk ka për të bërë më shok tjetër për sa kohë ndodhet në Big Brother VIP.
Graciano: Ai po përdor çfarëdolloj karte, duke shpikur nga jashtë.
Roza: Që të të sulmojë.
Graciano: Nuk ka për t’ia dalë. Atij kur t’i dali Lisi, atij do t’i prihet krahu.
Roza: Po jo mo shpirt jo, bën shok tjetër Romeo.
Graciano: Jo, jo, si Lisi nuk ka. Se siç i rri Lisi…
Kutia e Pandorës, që u hap nga Graciano dhe çoi në nominim Romeon, Heidin dhe Lisin, ka ndezur tensionet mes tyre.
Graciano e mori këtë vendim në shenjë hakmarrjeje për zgjedhjen e Romeos ndaj tij brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Gjatë debatit që ai kishte me Heidin, ndërhyri edhe Romeo, i cili e quajti mashtrues.
Romeo: A i pafytyrë.
Heidi: Ti ke një kurajo të paparë që thua këto gjëra.
Graciano: Patjetër, pse për çfarë kam ardhur unë këtu, kot.
Romeo: TI je më fallco këtu. Je djal pa dinjitet.
Heidi: Ti luan lojën tënde në shpatullat e dikujt tjetër.
Romeo: Po e luan në shpatullat e Heidit.
Graciano: Unë bëra gjënë time.
Heidi: Ti sot po më flet me të mira. Po dje pse u bëre si kafshë?
Graciano: Se u solle ti si kafshë. Nuk u bëra si kafshë, por ai që ti ke në krah, që ke një pëlqim ose ku di unë, më kërcënoi dje.
Romeo: O mashtrues. Çfarë kërcënimi?
Heidi: Ti vazhdon ma heq trurin mua. Kur po flas unë, ti flet ende me Romeon, ndërkohë kur diskutojmë bashkë.
revista.one/