I nxori në nominim, Romeo dhe Elvisi ‘hakmerren’ ndaj Gracianos
February 13, 2024Pas debateve dhe përplasjeve të shumta përgjatë këtyre ditëve, të shoqëruara me epitete nga më të ndryshmet për njëri tjetrin si; ushtar, hienë, gjarpër, apo edhe fjalë të ashpra si “s’je burrë”, “frikacak”, Elvisi dhe Romeo kanë vendosur që mërinë ndaj Gracianos ta çojnë në stadin tjetër; ‘hakmarrje’.
Të hatërmbetur nga nominimi përmes Kutisë së Pandorës dhe Heidin me që nuk prish terezi, çunat duket se e kanë marrë personale me Gracianon, duke thurur ‘aty për aty’ disa plane përgjatë natës për t’i vënë nën zbatim ndaj balerinit, i cili ndodhej në gjumë.
Gjithçka ka startuar me dy banane të vendosura nga Elvisi mbi kokën e krevatit të Gracianos, të cilat pas sheqerit ishin paramenduar si një surprizë speciale në mëngjes.
Më pas, dyshja është larguar duke marrë me vete kënaqësinë e momentit për trukun e realizuar, ndërsa Romeo i shqetësuar i thotë Elvisit: “Se mos lëviz krevatin (Graciano gjatë natës) dhe i bie në kokë.”
Ndërsa Elvisi e siguron që jo. Të ngazëllyer, banorët rikthehen në dhomën e tyre të gjumit, ku Romeo i fal puthjen dhe përqafimin e natës së mirë Heidit, dhe aty i rrëfejnë edhe seç ndodhi me Gracianon. Momenti u shoqërua me të qeshura, ndërsa modelja iu rikthye sërish gjumit.
Duke diskutuar me Lisin atë çka ndodhi, Romeos i lind në mendje një tjetër çmenduri e momentit; të rikthehen në “skenën e krimit” për një foto me atë që e konsiderojnë ‘Mbretin e Errësirës’, Gracianon. Edhe pse ishte ideja ishte në ajër, ashtu sa për të thënë, pa dëshirën për t’u realizuar, ka qenë insistimi i Elvisit që e ka shtyrë dyshen të kthehej sërish në dhomën e gjumit dhe të realizonin planin.
Romeo: Do vemi të bëjmë një foto aty? Do vemi të bëjmë një foto te koka e krevatit të Gracianos? Apo lëre?
Elvisi: Jo, vemi.
Romeo: Lëre, lëre, lëre.
Elvisi: Hajde vemi.
Romeo: Do bëjmë një foto kështu nga kamera?
Elvisi: Jo kështu…
Romeo: Lëre, lëre tani. Shtriu.
Elvisi: Po jemi në brekë.
Romeo: Jo or jo, por shtriu, po ik.
Elvisi: Po hë tani.
Romeo: Të bëjmë një foto po se dimë ku janë kamerat. Hajde or hajde or burrë. Të bëjmë një foto kështu: Që po ruajmë Mbretin të flerë.
Elvisi: Do e bëjmë?
Romeo: Hajde. Do e bëjmë kështu: Që po ruajmë Mbretin e Errësirës të flerë.
Elvisi: Hajde.
Më pas çunat janë ngritur nga dhoma dhe kanë shkuar te krevati i Gracianos.Njëri në njërin cep dhe tjetri në tjetrin ata kanë pozuar me duke përshëndetur me dorë në shenjë respekti si ushtarë, dhe më pas janë larguar me vrapë. Gjithë skena është parë nga Egla, e cila ka shpërthyer së qeshuri.
revista.one/