Klani kundër Romeos/ Albi këshillon Gracianon për lojën…

Klani kundër Romeos/ Albi këshillon Gracianon për lojën…

February 13, 2024 0

Ditën e sotme, Graciano dhe Albi kanë zhvilluar një bashkëbisedim ku ky i fundit e ka këshilluar Gracianon lidhur me lojën që ai po bën brenda shtëpisë së Big Brother VIP dhe mënyrën sesi ai reagon ndaj debateve.

‘E ke gabim këtë, më qetë, ta kam thënë disa herë reagon për çdo situatë.’- ka thënë Albi.

“Kthehesh si mushkonja që pickon çdo faqe, po bën gabim”, i tha Albi.

Graciano është kthyer një ndër personat që po përballet me shumë negativitet prej banorëve benda shtëpisë, por dhe jashtë saj, kjo për nominimet që ai bëri në ‘Prime-n’ e shkuar.

Pasi pati mundësinë e hapjes së ‘Kutisë së Pandorës’, Graciano dërgoi në nominim Romeon, Heidin dhe Lisin, tre konkurrentët që kanë një marrëdhënie shumë të lidhur me njëri-tjetrin.

Në fakt, Albi është i pari që e ka e sulmuar Romeon para një jave

“Për mua kemi një Romeo, që është i vetëvendosur në shtëpi si një ‘babaxhan’. I ka hapur krahët tek të gjitha vajzat, e ka si një lloj taktike për t’u mbrojtur. Unë kam kuptuar që ky i përdor këto vajza sepse nuk ka forcë për t’u përballur vetë dhe … mos u poziciono spese e di që do shpërthesh dhe ndaj meje ‘Babo’. Ky i përdor vajzat sepse ëhstë pa… je pa këllqe vëlla. E bën luftën me vajzat jo me veten. Ti je njeri që fyen, sulmon të tjerët, duke provokuar. Je njeri shfazohesh kur flet”, u shpreh Albi i pyetur në emision nga moderatori Ledion Liço.

“Unë me Albin kemi bërë biseda shumë. Si mund të qeshësh”, reagoi Romeo. Ndërsa Albi e kërcënoi me fjalët “Qesh mirë ai që qesh i fundit”.

Ndërkohë, Graciano dhe Dea kanë diskutuar për lojën aktuale të banorëve në Big Brother VIP.

Dea iu drejtua banorit se ai është ‘delja e zezë në shtëpi’, sidomos pas nominimit që bëri (Romeo, Heidi dhe Lisi).

Më pas ata kanë folur edhe për lojën e Ilnisës, ku Graciano deklaroi se e nisi me shumë vrull, por tashmë ka rënë në qetësi.

Graciano: Do të viktimizohet tani. Do të marrin të gjithë nga ajo gjëja që bëra unë.

Dea: Je delja e zezë e shtëpisë ti.

Graciano: Jo më kot. Gjithmonë ka shpresë. Uau falsiteti, aktorët e dobët.

Dea: Presim sot se çfarë do të ndodhi.

Graciano: Kjo është kryesorja, kjo e këtij (Graciano) që na çau daullen e veshit. Ky njëherë që ka kitarën në dorë (Gazi), (tund kokën) 60 vjeç burrë.

Albi: Mos u fokuso tek ai. Mos u shpërndaj.

Graciano: Jo, jo.

Nisin flasin për Ilnisën:

Graciano: Ka gjëra që nuk ia përtyp dot fare. Por ka edhe gjëra që di t’i bëjë shumë mirë

Dea: Kurioze jam çfarë do të bëjë tani.

Gracianio: Gabimi i Ilnisës ishte që e mori me të shpejtë. Do e gjejë një gjë ajo.

revista.one/